Ambasadori i SHBA: Në drejtësinë shqiptare eshtë themeluar kultura e mosndëshkimit të krimit
Tiranë- Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë Alexandër Avizu, në një intervistë për gazetën Shqip, kalon në skanerin diplomatik zhvillimet më të rëndësishme gjatë vitit që po lëmë pas. Ambasadori flet që në fillim për mungesën e kulturës demokratike dhe respektit për shtetin.
Ajo që mungon është kultura demokratike, respekti për institucionet, sjellja profesionale e personave që punojnë në këto institucione. Por ajo që më shqetëson mua janë vetë aktorët politikë, ose njerëzit, të cilët votojnë në zgjedhje. Por ajo që do ta quaja buka dhe djathi në politikë është administrata, është të ofruarit e shërbimeve, e tiu japësh përgjigje qytetarëve për qytetarët dhe mendoj se kjo është pjesa që më shqetëson mua para së gjithash. Është me sa duket e lehtë të mund të entuziamzosh për zgjedhjet, për këtë apo për atë intrigë, por qeverisja e ditë për ditshme, e cila mund të duket e mërzitshme është gjëja më e rëndësishme në një demokraci. Kush do i ofrojë shërbimet, arsimimin, kujdesin shëndetësor, lufta kundër korrupsionit? Të gjitha këto janë të rëndësishme theksoi ambasadori Arvizu.
I pyetur për mos veprimin e ligjit në mënyrë të barabartë Arvizu shprehet i shqetësuar duke e cilësuar këtë çështje si të ngutshme.
Mendoj se po vijmë tek ai që për mua është një nga problemet më të ngutshme, që për mua është kultura e pandëshkueshmërisë ku ligji nuk zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjithë njerëzit. Nuk mendoj se kam një përgjigje për këtë, por fakti që drejtuesit e vendit dhe këtu bëhet fjalë për drejtuesit politikë si për opozitën por edhe për ata që janë në pushtet. Ka kaq shumë fokus dhe obsesion për politikën saqë nuk ka mjaftueshëm vëmendje përsa i përket kulturës politike që të tregohet që ata që janë zgjedhur, apo janë zyrtarë publikë, qofshin oficerë policie apo gjykatës, pra gjithë sistemi gjyqësor në përgjithësi duhet të jenë më të përgjegjshëm para qytetarëve. Tani ka shumë përgjegjshmëri dhe kjo është vërtetë e dhimshme, shumë e dimshme- deklaroi ai.
Por cili është mendimi kryediplomatit amerikan në Tiranë për dy prej çështjeve më të nxehta siç janë procesi gjyqësor “Meta” dhe “21 janari”?
Ajo që mendoj se është frustruese për mua, është se kjo çështje është shënuar nga shumë vonesa. Ka pasur raste ku nuk kanë marrë pjesë gjyqtarët ose nuk ishte bërë gati pala mbrojtëse. Kjo është shumë tipike brenda gjyqësorit. Përsa i përket ekspertizës që ju përmendët nuk ka pasur asnjë përfshirje zyrtare në këtë çështje. Gjithçka që mund të them është që kompanitë që ne kemi rekomanduar janë kompani që i kemi besuar mjaftueshëm saqë kemi përdorur paratë e tatim-paguesve amerikanë që ato të ofrojne trajnime. Përsa i përket 21 janarit asistenca është e drejtpërdrejtë përfshin FBI-në, laboratorin special që ka ndihmuar prokurorët me hetimin e këtij rasti, duke filluar që nga logjistika e hetimit si dhe drejtimi i hetimit. Prokurorët shqiptarë po drejtojnë hetimin por mendojmë që ka qenë kaq domethënës fakti që SHBA duhet të përfshihen direkt.- tha Arvizu.
Më pëlqen opozita që kam parë pas nëntorit. Është shumë më e mirë sesa ajo që ka ndodhur para nëntorit”- thotë Arvizu, ndërsa për përjashtimin e Kastrito Islamit nga PS zoti Arvizu e cilëson si një cështje të brëndëshme të partisë.
Por çfarë parashikon Alexandër Arvizu për zgjedhjen e presidentit të ri dhe rikthimin e Fatos Nanos në skenën politike shqiptare?
Çështja e Presidentit të ri do të jetë shumë e vështirë vitin e ardhshmë. Nuk jam i sigurt se çdo të thotë të pasurit e një presidenti konsensual, por e rëndësishme është që partia në pushtet dhe opozita të mund të përqëndrohen tek Kushtetuta e vendit për të parë se cili mund të jetë individi më i mirë për këtë rol të veçantë. E kam thënë shumë herë që ky rol duhet të ketë një ndarje me pushtetet e tjera, duhet të ketë një ndarje mes Presidentit dhe Kryeministrit. Fatos Nano është shprehur që është i disponueshëm. Ai është një nga politikanët më me përvojë dhe unë e kam thënë atë më pare, që 2 figura politike kanë qenë dominuese gjatë 20 viteve të fundit dhe këto kanë qenë Sali Berisha dhe Fatos Nano. Në disa mënyra ata janë personalitete të ndryshme, politikanë të ndryshëm por politikanë natyrshëm. Ai ka shprehur gatishmërinë por i përket njerëzve ne sistem për të thënë se cili do të jetë roli i tij dhe unë nuk jam personi që duhet të shprehem për këtë deklaroi ambasadori amerikan në Tiranë Alekasandër Arvizu .
I pyetur se si i shikonte marrëdhëniet e sotme gati antagoniste mes kryeministrit Berisha dhe presidentit Topi ambasadori Arvizu jep këtë përgjigje:
Më vjen vërtetë keq, por ata të dy mund të na tregojnë se cili është burimi i problemit. Por ata nuk janë në një gjatësi vale. Uroj që mes tyre dhe aktorëve politik në përgjithësi të kishte më shumë respekt për institucioninin. Mendoj se shumë shpesh në Shqipëri politika personalizon institucionin. Më lejoni të flas për veten. Unë kam opinione të forta dhe për këtë njerëzit e dinë se ku kam gabuar më parë apo që mund të gaboj përsëri. Njerëzit kanë dhe gabime. Por kam parasysh që çdo gjë që unë bëj, çdo gjë që unë them e kuptoj që flas si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri dhe e bëj këtë me dinjitet duke pasyr parasysh respektin që unë kam për këtë post.
Në fund të intervistës ambasadori Arvizu vlerëson marrëdhëniet konstruktive që zoti Berisha ka ndërtuar me fqinjët madje nuk nguron t’i vlerësojë marrëdhëniet TiranëBeograd si konstruktive.
Marrë nga TCH
Shkrime të tjera me interes:
- E shkuara, Arvizu: Të mos përdoret më si justifikim i dështimëve Tiranë- Ambasadori i Amerikës në Tiranë, Aleksandër Arvizu ka bërë...
- Kryeprokurori italian: Mafia shqiptare jo vetëm ekziston, por është lidër në Ballkan Itali- Kryeprokurori i anti-mafias italiane Pietro Grasso, shokon publikun me...
- PAK, Arvizu: Reforma për rritjen e shanseve për punësim Tiranë- Ambasadori i Shtetëve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë,...