E Diel, 1 Nëntor 2026

Fakti/Rama “shtrydh” deputetin Albert Çaçi dhe më pas i komunikon se s’do të jetë më deputet i PS-së

24-12-2011 / Gazeta 55

Pasi e konsumoi politikisht, duke ia nxirë fytyrën me lloj-lloj alleshverishtesh, që s’i beson as vetë lidershipi i selisë rozë, deputetit të qarkut të Fierit, Albert Çaçi, i është komunikuar mos prezenca në listën e deputetëve të PS, për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2013-ës. Ky mesazh paralajmërues vjen në një kohë kur deputeti Çaçi ishte në kulmin e aktivitetit të tij të shpifjes dhe trillimit, aq sa në çdo komunikim me mediat apo bashkëbisedime televizive, ishte i destinuar të prodhonte incidente nga më të ndryshmet, si pasojë e prirjes së establishmentit të tij për të gënjyer dhe mashtruar të madh e të vogël. “Shpif, shpif se diçka do të mbetet”, është parimi politik mbi të cilën kryesocialisti Rama ka ndërtuar karrierën e tij në PS, por siç duket kjo s’do funksionojë për z.Çaçi, i cili sipas të gjitha gjasave, s’ka performancën e duhur për të bindur opinionin me gënjeshtra dhe mashtrime nga më të pazakontat. Padyshim që deputeti i Fierit, ka një karrierë të “pasur” si servil dhe shërbëtor i interesave politike të Ramës, por kjo s’i jep atij të drejtën e të qënurit “krahu i djathtë” i drejtuesit të formacionit sektar. Pasi, në PS ka plot servilë dhe shërbëtorë duke filluar nga kryetari i komanduar në PS-në e Tiranës, Sajmir Tahiri, i katapultuar në PS me ndikim personal të Edi Ramës, Erjon Veliaj, mashtruesi i raporteve mbi lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë në BE, të cilat ua përcjell autoriteteve të Brukselit, Ditmir Bushati apo edhe shumë të tjerë, shto këtu edhe elementë të nomenklaturës komuniste. Albert Çaçi ka qenë “partizani i parë” i incidenteve të kurdisura në komisionin parlamentar të ekonomisë dhe financave, aq sa në një mbledhje të pak javëve më parë rrezikoi konfrontimin fizik me një deputet të mazhorancës. I fryrë si puplat e gjelit, deputeti Çaçi s’shkoi më shumë se përplasja artificiale, pas së cilës u detyrua të kërkojë falje publikisht. Me të njëjtin temperament dhe agresivitet të momentit, Albert Çaçi ka shkuar edhe më tej në sulmet dhe akuzat e tij ndaj institucioneve të ligjit, policisë dhe drejtësisë, për mos gjetjen e përgjegjësve të vrasjes së ish deputetit Fatmir Xhindi. Po ashtu, z.Çaçi njihet si fabrikuesi më i madh, i mbushur me shpifje dhe trillime, për ndërtimin e autostradës Lushnje – Fier, edhe pse konsiderohet si segmenti më i rëndësishëm për rivierën shqiptare dhe gjithë horizontin turistik të bregdetit jonian. Edhe pse gjeti hapësirën e duhur për të konsumuar figurën e tij për hesap dhe interes të Ramës, Çaçi duhet të mësohet me vendimet e lidershipit socialist, se ai s’do jetë pjesë e listës së deputetëve në zgjedhjet parlamentare të 2013-ës.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›