E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasadori i SHBA-së, mbërrin në Parlament

Ambasadori i SHBA-së, në vendin tonë Aleksandër Arvizu do të ndjekë nga afër zhvillimin e seancës së parë të këtij sesioni parlamentar. Para pak se të niste seanca, Arvizu ka mbërritur në ambientet e Parlamentit shqiptar.

Ndërkohë në seancën e sotme, do të jenë të pranishëm edhe ambasadorë të tjerë të BE-së, të akredituar në Tiranë. Kuvendi do të mblidhet në seancën e parë plenare, duke shënuar kështu edhe fillimin e sesionit të pestë të legjislaturës së 18-të parlamentare.
 

Kuvendi nga ana e tij ka zbardhur axhendën e sotme të seancës së parë të sesionit të ri parlamentar. Konkretisht pika e parë është hapja e punimeve të Kuvendit për sesionin e V-të të legjislaturës së XVIII, miratimi i procesverbalit të seancës plenare, njoftim për miratimin me konsensus të programit të punës së Kuvendit për periudhën 5 shtator -14 tetor 2011 dhe njoftim për miratimin me konsensus të kalendarit 3 javor të punimeve të Kuvendit për periudhën 5 shtator -23 shtator 2011.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›