E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama shpall firmosjen e paktit te opozites me qytetaret

Aleanca per te Ardhmen publikon dokumentin programor per 8 majin

Aleanca per te Ardhmen premton Paktin me Qytetaret duke bere simbolikisht nje ngjizje programore qe e perfshin edhe devizen e demokrateve Ju jeni te paret. Kreu socialist kandidat per Bashkine e Tiranes Edi Rama ka shpallur dje pasdite para qytetareve ne takimin me kandidatet per kryetar bashkie dhe komune ne Pallatin e Kongreseve nje dokument qe perfshin teresine e premtimeve te opozites per kater vitet e ardhshme. Punesim taksa te uleta per biznesin e vogel lehtesi fiskale kujdes per femijet etj. kane qene disa nga pikat e paketes socialiste per kater vitet e ardhshme. Por ne fakt dy jane elementet qe perbejne risi apo me sakte nje qasje shume sfiduese per shumicen ne pushtet e cila ka vene ne levizje cdo mekanizem per te fituar kredenciale te reja perballe elektoratit. Nje premtim per ceshtjen e pronesise si dhe nje forme amnistie fiskale qe shkon nga heqja e taksave per te gjitha kategorite ne nevoje dhe heqje e tatimeve te qeverise mbi biznesin e vogel deri te pergjysmim i TVSH-se 50 e qirase ose kredi te buta per te pastrehet. Per te permbushur keto premtime Edi Rama ka deklaruar ne ligjerate te drejte se Ne cilesine e kryetarit te Aleances per te ardhmen angazhohem qe te permbush keto pika brenda kater viteve te ardhshme jo thjesht si kryetar i bashkise as i PS-se por si nje shqiptar qe e dua te ardhmen e ketij vendi.

Pika e dyte ajo qe lidhet me zgjidhjen e ceshtjes se pronesise eshte edhe me e rendesishme se kjo ne planin afatmesem dhe ate afatgjate. Premtimi ne fjale e sfidon shumicen e Sali Berishes ne nje nga pikat e veta me te forta duke qene se ish-pronaret pergjithesisht kane gjetur strehe politike tek ajo qe ne fillim te viteve 90 u konstituua si e djathte shqiptare. Meqenese nje plan i detajuar apo nje reforme e vertete ligjore per kete ceshtje nuk eshte bere e njohur mbetet te besohet se per PS-ne ne fuqi do te jete premtimi i bere ne zgjedhjet e vitit 2009 sipas te cilit qytetaret do te pajisen me certifikaata pronesie. Si pikenisje e zbatimit te Paktit e fjale sherben Tirana dhe ndryshimi i saj te cilin vete Edi Rama e ka perkufizuar si nje pune dhe kontribut te PS-se dhe te tijin personal. Kjo verehet edhe ne zotimin e bere dhe ne frazen e ndertuar para publikut. Dua tju them se bashke me kandidatet e koalicionit tone sot do te nenshkruajme nje pakt qytetar te Aleances per te Ardhmen. Ky pakt thote si me poshte Si kryetar i Bashkise se Tiranes Edi Rama e ndryshoi modelin e qytetit dhe ky mund te preket dhe ne modelet e tjera vendore. Per qytetaret marr sot zotimin... deklaroi kreu socialist. Nje pakt me permbajtje politike qe ka te beje me qeverisjen e Shqiperise dhe qytetareve te saj ndaj te cileve ne kater vite Edi Rama ka premtuar 300 mije vende pune.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›