E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha Do te zhbllokojme hipotekat per ndertimet

Fushata Kandidati i mazhorances eshte takuar me qytetare te njesise nr. 8

Kandidati i mazhorances per Bashkine e Tiranes Lulzim Basha gjate takimeve qe ka zhvilluar me qytetaret ne njesine bashkiake numer 8 ka premtuar se askujt me ne kete zone nuk do ti mungonin me hipotekat e shtepive te tyre. Shqetesimeve qe banoret i shprehen per kete ceshtje Basha iu pergjigj se ai do te vepronte ne menyre energjike per ti dhene fund njehere e mire kesaj ceshtjeje. Te jeni te sigurt qe do bej gjithcka per te kthyer jeten dinjitoze per secilin prej jush dhe vleren e prones se gjithsekujt ketu. Ne planin e ri urbanistik do merret e gjithe njolla e zones dhe cdo pronari cdo centimeter katrore do ti vleresohet dhe shumefishohet vlera ne menyre proporcionale deklaroi Basha. Sipas tij nuk mund te tolerohej me qe nje pronari ti binte nje pallat ne pjese ndersa nje tjeter te jetonte ne lageshtire. Me pas Basha vazhdoi takimet ne njesine bashkiake nr 2. Ai deklaroi se ne kete zone do te ndertohej e gjithe infrastruktura e cila shfaqte probleme te shumta. Do te nisim me perparesi projektin e kanalizimit te ujerave te zeza te Tiranes. Do ta marre bashkia pergjegjesine ju siguroj qe do ta nisim me lagje si keto iu pergjigj Basha shqetesimeve te banoreve. Edhe banoreve te njesise bashkiake numer 2 Basha i ka premtuar se brenda 6 muajsh deri me 15 nentor te ketij viti problemi i hipotekave te shtepive do te marrte zgjidhje perfundimtare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›