E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Tiranes Kerkesat per lejim votimi deri me 6 maj

Njoftimi Fluks padish nga zgjedhesit qe nuk kane emrin ne liste. Deri tani 33 kerkesa

Gjykata e Tiranes hap sportelet per kerkesat per lejim votimi. Te gjithe zgjedhesit qe nuk kane emrin ne listat e afishuara prane qendres se banimit duhet te paraqiten para gjykates qe te marrin vendimin qe mund tu jape te drejte atyre qe te votojne ne zgjedhjet lokale te 8 majit. Sipas njoftimit zyrtar te Gjykates se Tiranes do te pranohen kerkesa deri me date 6 maj. Orari perfundimtar i dorezimit te kerkesave do te jete ora 24.00 po e 6 majit.

Gjykata e Tiranes njofton se ka nisur procesin e gjykimeve te kerkesave per leje votimi ne baze te nenit 55 te Kodit Zgjedhor i cili parashikon qe qytetaret qe nuk e kane emrin ne listat perfundimtare te zgjedhesve te shpallura nga KQZ-ja ne respekt te Kushtetutes kane te drejte te kerkojne nga gjykata verifikimin dhe vendosjen e emrit te tyre ne lista thuhet ne njoftimin e gjykates.

Sipas saj ne Gjykaten e Tiranes deri tani jane regjistruar 33 kerkesa per lejim votimi. Ne bejme me dije se kerkesat do te priten deri ne daten 06 maj 2011 ora 24.00. Pas kesaj date po sipas nenit 55 te Kodit Zgjedhor nuk do te pranohet asnje kerkese ndersa shqyrtimi i tyre do te vazhdoje deri diten e diel date 08 maj 2011 ora 13.00. Kerkesat me objekt lejim votimi ne baze te shortit do te shqyrtohen nga te gjithe gjyqtaret e dhomes civile perfundon njoftimi i Gjykates se Tiranes.

Duket se problemet me listat e zgjedhesve te 8 majit kane perfunduar ne Gjykaten e Tiranes. Pas ankesave te shumta per parregullsi dhe mungese emrash ne lista dhjetera qytetare te Tiranes i drejtohen gjykates me padi civile me objekt lejim per te votuar.

Per dy dite me radhe ne dyert e gjykates se kryeqytetit jane paraqitur plot 33 qytetare te cilet deklaronin se emri i tyre nuk ndodhej ne listat e votimeve ne qendrat afer baneses. Objekti i padive ishte i njellojte per te gjithe Regjistrimi ne listat perfundimtare te zgjedhesve ne zonen ku une banoj. Megjithese jemi disa dite para zgjedhesve numri i atyre qe nuk kane emrin ne liste eshte i shumte dhe duket se ne ditet pasardhese do te shtohet edhe numri i kerkesave per lejim votimi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›