Ambasadori kanadez dorëzon kredencialet Sejdiut
Tiranë-Ambasadori kanadez në Kosovë, Thomas Marr i dorëzoi sot presidentit Fatmir Sejdiu letrat kredenciale.“E kemi mbështetur dhe e kemi njohur pavarësinë tuaj dhe ju përgëzojmë për menaxhimin e mirë të saj gjatë këtij viti të funksionimit të shtetit të Kosovës”, deklaroi Marr. Duke falënderuar ambasadorin për mbështetjen që Kanadaja i ka dhënë Kosovës dhe popullit të saj, presidenti Sejdiu theksoi se pavarësisht largësisë gjeografike, Kosova ka gjetur përherë te Kanadaja një aleate të fuqishme në përpjekjet për liri dhe pavarësi.
“Institucionet e Republikës së Kosovës do të bashkëpunojnë me dashamirësi të veçantë me Kanadanë duke mos e harruar asnjëherë mbështetjen e rëndësishme që ka dhënë ky vend për zhvillimin e institucioneve tona, veçanërisht në fushën e arsimit”, tha Sejdiu.
“Kanadaja do të jetë edhe në të ardhmen një partner i rëndësishëm i Republikës së Kosovës, ndaj unë kam nderin e veçantë të jem përfaqësuesi i vendit tim në Kosovë”, pohoi ambasadori Marr