Sanader: NATO të pranojë Kosovën dhe Bosnjën
Bruksel-Kryeministri i Kroacisë, Ivo Sanader ka deklaruar se NATO-ja duhet të pranojë Kosovën dhe Bosnjën, ashtu sikurse bëri me Shqipërinë dhe Kroacinë. Deklaratat e Sanader u bënë sot në Bruksel, gjatë ceremonisë së ngritjes së flamurit. "Bosnjë-Hercegovina ka të drejtë gjithashtu për një të ardhme atlantike", deklaroi ai. Po kështu edhe Kosova që "Kroacia e mbështet plotësisht", shtoi ai. Sanader tha se hyrja e vendit të tij në NATO ishte realizimi "i një objektivi strategjik" të Zagrebit që prej pavarësisë së Kroacisë në vitin 1991.
Ai tha se shpresonte edhe në suksesin e Maqedonisë, anëtarësimi i së cilës duhej të ishte festuar në të njëjtën kohë me atë të Shqipërisë dhe Kroacisë, por që prej një viti është bllokuar nga Greqia për shkak të mosmarrëveshjes lidhur me emrin e saj.
Shqipëria dhe Kroacia janë bërë anëtarët e 27 dhe 28 të NATO-s, në valën e pestë të zgjerimit të Aleancës Atlantike që prej krijimit të saj në vitin 1949.