E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beer: E ardhmja e Kosovës në BE

Prishtinë-Presidenti i Republikës së Kosovë, Fatmir Sejdiu priti sot znj. Angelika Beer anëtare e Parlamentit Evropian (Partia e të Gjelbërve të Gjermanisë) me të cilën bisedoi për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe për mbështetjen që Eutodeputetja Beer i ka dhënë Kosovës për një kohë të gjatë. Gjatë takimit me Presidentin Sejdiu, znj. Beer theksoi e ardhmja e Ballkanit Perëndimor dhe në veçanti e ardhmja e Kosovës është në Evropë, dhe se angazhohet për hapjen e kufijve brenda Evropës.

Gjithashtu, znj. Beer shprehu qëndrimin e saj për mbështetjen e Kosovës në të gjitha konferencat ndërkombëtare siç ishte ajo e Sigurisë e cila u mbajtë para pak kohe në Mynhen dhe tha se vendi i saj është duke lobuar te vendet e BE-së të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës si dhe te vendet e tjera që ta bëjnë këtë. Ajo u angazhua për bashkëpunim në fushën e arsimit si dhe ndërtimin e partneritetit në mes të shkollave të Kosovës dhe të Gjermanisë.

Evrodeputetja Angelika Beer, duke folur për perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor tha se Beogradi dhe institucionet e Serbisë duhet të kuptojnë se perspektiva evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor nuk arrihet duke ngritur tensione, por duke njohur reciprokisht njëra-tjetrën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›