E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja do të tërheqë trupat nga Kosova në vjeshtë

Madrid -Ministrja spanjolle e Mbrojtjes, Carme Chacon, deklaroi një ditë më parë në Madrid, në Komisionin për Mbrojtje të Kongresit, se trupat spanjolle do të nisin tërheqjen nga Kosova nga fundi i vjeshtës i këtij viti. Ajo ka përsëritur se vendimi i Spanjës është koherent dhe përgjegjës, për shkak të refuzimit të saj për ta njohur pavarësinë e Kosovës.

Chacon ka shuar se qeveria spanjolle ka hasur në mirëkuptim të plotë nga aleatët gjatë Samitit të NATO-s në Strasburg për vendimin e Spanjës për të tërhequr trupat nga shteti më i ri në Ballkan. Ajo ka thënë se tërheqja do të bëhet në koordinim të plotë me aleatët. Arsyeja kryesore e largimit, sipas Chacon, është se NATO-ja po ndihmon në ndërtimin e institucioneve të shtetit të ri, sipas të cilit Madridi nuk është dakord. Spanja ka në Kosovë, kryesisht në Istog, 630 ushtarë.

Ajo ka refuzuar që të njohë pavarësinë e Kosovës, duke mbështetur Serbinë në këtë drejtim, por një arsye tjetër mund të jenë edhe baskët në veri të vendit të saj, të cilët kërkojnë shkëputje nga Spanja.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›