E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu pret drejtorin e OBSH-së në Kosovë

Prishtinë-Me rastin e 7 Prillit - Ditës Botërore të Shëndetit, Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu priti drejtorin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), zyra në Prishtinë, Dr Skender Syla. Dita Botërore e Shëndetit, që sikur edhe viteve tjera shënohet edhe në Kosovë, këtë vit mbahet nën moton: “ Shpëtoni jetë. Për spitale të sigurta gjatë emergjencave”.

Drejtori i zyrës së OBSH në Prishtinë, me këtë rast, e njoftoi Presidentin e Republikës me aktivitetet e OBSH-së në Kosovë dhe për planet e angazhimit në të ardhmen. Presidenti Sejdiu falënderoi për kontributin që po jep në vazhdimësi OBSH-ja duke ndihmuar institucionet e Kosovës në mbrojtjen dhe përmirësimin e shëndetit të qytetarëve, si dhe shprehu gatishmërinë për mbështetjen e vazhdueshme të aktiviteteve të kësaj organizate.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›