E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siguria në plan të parë. Fini kërkon kthimin e vizave hyrëse

Luftë kundër krimit, rikthim në fuqi të vizave hyrëse, ashpërsim të ligjit mbi emigracionin. Qeveria e ardhshme e qendrës së djathtë ka paralajmëruar një linjë të ashpër në temat e sigurisë. Tema këto në qendër të debatit, mbi të gjitha në Romë, kur kanë mbetur edhe pak ditë nga balotazhi për zgjedhjet administrative. Pikërisht në Romë, disa muaj më parë, përdhunimi dhe vrasja e një gruaje çoi në dëbimin e shumë romëve, qytetarëve rumunë, për motive të sigurisë publike. Për liderin e Aleancës Kombëtare, Xhanfranko Fini, nuk përjashtohet as rikthimi në fuqi i vizës hyrëse. Por, rumunët janë qytetarë të një vendi komunitar, anëtar i Bashkimit Evropian, dhe kjo sipas presidentit të ardhshëm të Dhomës së Deputetëve, do të thoshte rihapjen e debatit për qarkullimin e lirë brenda BE-së. Ideja është mbështetur edhe nga ministri i ardhshëm i Punëve të Brendshme, Roberto Maroni, që rihedh idenë e Ligës së Veriut, për masa të ashpra kundër krimit. Xhanfranko Fini ka folur ndërkohë edhe për ashpërsimin e ligjit mbi emigracionit që mban emrin e tij dhe atë të Umberto Bosit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›