E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasadori mbështet qëndrimin e Bundestagut

Nga Express më 23 qershor 2011 në ora 20:45

Konstatimin e parlamentarëve gjermanë, se në fund të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës, e ka komentuar edhe ambasadori i Gjermanisë në Beograd, Wolfram Maas.

Ai ka thënë se në BE nuk insistojnë që Beogradi ta njohë pavarësinë e Kosovës, por që të gjendet zgjidhja për jetën e njerëzve të zakonshëm.

Në insistimin e gazetarëve nëse Kosova është një nga kushtet për pranimin e Serbisë në BE, ambasadori Maas ka thënë: “BE nuk mund të ketë interes që sërish të pranojë një vend i cili ka çështje të pazgjidhura territoriale”.

“Në lëkurën tonë e kemi provuar se ç’do të thonë problemet e tilla. Për këtë arsye kërkojmë zgjidhje praktike në favor të njerëzve në Kosovë”, është shprehur diplomati gjerman.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›