E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasadori, në mot

Kosova dhe Maqedonia kanë respektuar marrëveshjen e arritur me ndërmjetësim amerikan dhe europian. Brenda njëzet e katër orësh, dy vendet fqinje kanë nënshkruar dhe ratifikuar Marrëveshjen për demarkacion fizik të kufirit si dhe kanë vendosur marrëdhëniet diplomatike.

Të shtunën në orët e vona të mbrëmjes, menjëherë pasi deputetët e parlamentit maqedonas kanë votuar dokumentin për kufirin, dy ministrat e jashtëm, Skënder Hyseni dhe Antonio Milososki, kanë nënshkruar aktin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë.

Hyseni dhe Milososki nuk janë takuar. Marrëveshja është firmosur në Prishtinë dhe Shkup, njëjtë si ajo për kufirin, dhe pastaj këto dokumente diplomatike janë shkëmbyer.

Të bindur se vendosja e marrëdhënieve diplomatike në mes të dy vendeve tona do ti shërbejë zhvillimit të bashkëpunimit dhe të mirëkuptimit të ndërsjellë si dhe interesave të paqes dhe të sigurisë në rajon, Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë kanë vendosur të themelojnë marrëdhëniet diplomatike në nivel ambasadorësh, që nga data e nënshkrimit të këtij akti, thuhet në dokumentin e përbashkët.

Ministria e Jashtme e Kosovës ka njoftuar të dielën se të dy vendet do të ndërmarrin hapat e nevojshëm që në kohën e duhur të hapin ambasadat e tyre dhe të akreditojnë ambasadorët.

Vendosja e marrëdhënieve diplomatike me këtë shtet fqinj është mjaft e rëndësishme për Kosovën, por dekretimi i ambasadorit kosovar që do të shërbejë në Shkup, nuk mund të bëhet së paku edhe 3-4 muaj.

Zyrtarë të institucioneve të Kosovës kanë deklaruar për Express se deri në zgjedhjen e ambasadorit nuk do të emërohet i ngarkuari me punë në Shkup, siç ka ndodhur vitin e kaluar me dhjetë shtete.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›