E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një mesazh e dy punë

Rrugët e Kosovës tashmë janë shndërruar në një ekspozitë publike me fotografi të politikanëve, derisa televizionet po ndikojnë që fjalimet e politikanëve të depërtojnë edhe në dhomat e ndejës së kosovarëve.

Pjesë e kësaj fushate, duket se është bërë edhe Presidenti Fatmir Sejdiu.

Ndryshe nga politikanët e tjerë, Sejdiu, në një spot që po transmetohet në televizionet nacionale, nuk iu bën thirrje qytetarëve që të votojnë ndonjë parti të caktuar, por për shumë parti, me këtë spot, ai në fakt tenton të jetë prezent në këtë fushatë, në mbështetje të partisë së tij, LDKsë.

Hajredin Kuqi, Nënkryetar i PDKsë, dyshon se mesazhet e Presidentit kanë për qëllim vetëm pjesëmarrjen masive të qytetarëve në zgjedhje.

Do të ishte e kuptueshme tiu drejtohet qytetarëve në natën e fushatës, ose para zgjedhjeve, si Presidenti i vendit. Por, mendoj se, në anën tjetër, për këtë çështje duhet të deklarohet Komisioni Qendror Zgjedhor për këtë çështje. Ky komision duhet të thotë a është kjo shkelje apo jo, ka thënë Kuçi për Express, të dielën.

Sipas tij, Presidenti këtë po e bën me vetëdije të plotë.

Mbi të gjitha, Presidenti është profesor i drejtësisë dhe e di mirë se a është kjo legale dhe kushtetuese. Neve nuk na pengon nëse del në fushatë drejtpërdrejt, por fushatat indirekte besoj se nuk janë fortë të mira, shton ai.

Edhe Lulëzim Zeneli, Sekretar i LDDsë, thotë se Sejdiu po shfrytëzon postin e tij si President për të bërë fushatë për LDKnë.
Kjo është në shërbim të fushatës dhe nuk mund të kuptohet ndryshe. Edhe pavarësisht deklarimeve se Kryetari i vendit që nuk do të jetë pjesë e fushatës, ai është bërë pjesë e fushatës, thekson Zeneli.

Ndërsa, Ernest Luma, Zëdhënës i AAKsë, thotë se në fushatë zgjedhore nuk ka promovime personale.

Në këtë kuadër duhet parë edhe spoti i Presidentit Sejdiu, sikurse billbordet e personaliteteve që kanë përgjegjësi institucionale. Presidenti i Kosovës në një mënyrë po kyçet në fushatë zgjedhore edhe nuk po e mban atë fjalën që do të rrijë larg këtyre zgjedhjeve në Kosovë, shton Luma.

Ndryshe e sheh Astrit Haraqija, anëtar i Kryesisë së LDKsë.

Ai thotë se mesazhet e Presidentit kanë për qëllim vetëm rritjen e numrit të votuesve.

Ai thjesht po e fton popullin të dalë në zgjedhje. Është edhe një tjetër - aman mos i vjedhin votat. Ai po thotë - dilni votoni, nuk është me rëndësi për kë votoni, por është me rëndësi që të dalim të gjithë në zgjedhje. Kështu e kuptoj unë mesazhin, shton Haraqija.

Ndërkaq, Ibrahim Makolli, Nënkryetar i Aleancës Kosova e Re, mendon se si Presidenti, ashtu edhe liderët e partive politike duhet të bëjnë thirrje për zgjedhje të qeta, të lira dhe demokratike.

Në vendet normale, stabile, i takon Presidentit, si i pari i vendit që të ndikojë në shtimin e numrit të votuesve. Por, te ne është pak problem se Presidenti është edhe Kryetar i një partie politike dhe mund edhe të keqinterpretohet, vlerëson Makolli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›