Hyseni përshëndet marrëdhëniet me Maqedoninë

Prishtina dhe Shkupi kanë vendosur marrëdhënie diplomatike një vit pasi Maqedonia njohu Kosovën e pavarur.
Ministri i jashtëm maqedonas, Antonio Milloshovski dhe ai kosovar, Skënder Hyseni nënshkruan marrëveshjen zyrtare për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike në nivel ambasadorësh duke premtuar një takim të shpejtë mes tyre.
Nënshkrimi i marrëveshjes vjen menjëherë pas ratifikimit të një marrëveshje të rëndësishme për demarkacionin e vijës kufitare mes dy vendeve, marrëveshje që i ka mbajtuar paksa të distancuara marrëdhëniet dypalëshe.
BBC: Sa ka ndikuar marrëveshja për demarkacionin e kufirit në vendosjen e marrëdhënieve diplomatike Prishtinë-Shkup?
Skënder Hyseni: Pas qartësimit të disa çështjeve teknike natyrisht kemi vendosur që të themelojmë marrëdhëniet diplomatike, përkatësisht të nënshkruajmë marrëveshjen për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike në nivel ambasadorësh. Kjo do të thotë që shumë shpejt ne nga ana jonë do të dekretojmë themelimin e misionit diplomatik të Republikës së Kosovës në Shkup dhe në vijim të saj do të procedojmë sipas dispozitave ligjore për zgjedhjen dhe akreditimin e ambasadorit të Republikës së Kosovës në Shkup.
BBC: Zoti ministër, a po stabilizohet rajoni gradualisht pas vendosjes së marrëdhënieve të Kosovës me vendet e tjera fqinje?
Skënder Hyseni: Po, përditë e më shumë po vërtetohet se pavarësia e Kosovës ka krijuar një sens të ri të sigurisë dhe të stabilitetit në rajon, ka sjellë një frymë të re të stabilitetit dhe bashkëpunimit në rajon dhe kjo po jep rezultatet e veta, bile me afatgjatë këto rezultate do të ishin absolutisht të paimagjinueshme përpara dhjetë vjetësh. Kjo domethënë që marrëdhëniet mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë për shumë çka do të jenë një indikator kyç për rrjedhime të tjera dhe zhvillime të tjera në Ballkanin Perëndimor.
Prandaj, vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes vendeve tona ka rëndësi të shumëfishtë. Dhe unë pas dy-tre bisedave që kam patur me ministrin e jashtëm të Republikës së Maqedonisë Milloshovski, kemi vendosur që menjëherë pas ratifikimit të marrëveshjes për demarkacion në parlamentin e Maqedonisë të bëhet edhe nënshkrimi për marrëveshjen e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike. Ndërkohë që ne shumë shpejt do të këmbejmë edhe vizitat e para zyrtare në nivel ministrash të jashtëm mes dy vendeve tona.
BBC: Zoti ministër! A ishte gjithë kjo përpjekje dhe kjo marrëveshje jo vetëm për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, por edhe marrëveshja paraprake për përcaktimin e vijës kufitare, një fryt i një angazhimi ndërkombëtar dhe i një presioni ndërkombëtar edhe mbi Prishtinën edhe mbi Shkupin zyrtar?
Skënder Hyseni: Është krejt e logjikës për të vendosur konturat e përgjithshme të një - do të thosha - procesi afatgjatë të integrimit euroatlantik të rajonit. Integrimet euroatlantike nuk durojnë paqartësi substanciale dhe kontekste substanciale, prandaj të gjitha këto duhen parë në këtë kuadër dhe në këtë rrafsh, në rrafshin e përgjithshëm të stabilizimit të rajonit, për ta përgatitur rajonin, për integrime të qëndrueshme dhe të shpejta euroatlantike.
E dini që edhe Kosova, edhe Maqedonia, edhe Shqipëria, edhe të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor përpara pak ditësh kanë marrë raportet e progresit për to dhe natyrisht nga ana jonë në Kosovë do të bëjmë përpjekje që rekomandimet që përmban raporti i Komisionit Evropian, kërkesat që shtrohen përpara nesh nga Komisioni Europian, maksimalisht t'i përmbushim e do të përpiqemi në kohë rekorde të bëjmë reformat e nevojshme në mënyrë që Kosova të përgatitet për proceset që e presin madje edhe në mënyrë unilaterale, sepse e dimë që ka ende pesë vende që nuk e njohin Kosovën nga BE-ja, por gjithnjë duke shpresuar, në të vërtetë duke qenë të bindur se edhe këto pesë vende një ditë do ta njohin Kosovën.
BBC: Sa mund ta ndihmojë marrëveshja me Shkupin zyrtar, procesin që po zhvillohet në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës?
Skënder Hyseni: Çdo marrëveshje që e paraqet Kosovën, përkatësisht, Kosovës i krijon imazhin e një shteti të pavarur dhe sovran, patjetër që ndihmon atë, sepse është një tregues shumë i besueshëm se: e para, Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe e dyta ky sovranitet dhe kjo pavarësi kanë sjellë një ndjenjë të re të sigurisë, paqes dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Dhe patjetër që të gjitha këto do të kenë një ndikim pozitiv. Nëse nga e gjithë kjo dhe të gjitha këto zhvillime kanë ndikim pozitiv në rrjedhat e gjithëmbarshme në rajon, patjetër se të gjitha këto do të merren parasysh në të gjitha proceset në të cilat po kalon Kosova.