Franca pa Benzema, probleme dhe për Riberi e Abidal
FRANCË- Mjekët e kombëtares franceze kanë konfirmuar sot dëmtimin e Karim Benzema, i cili do të jetë jashtë për dy ndeshjet e radhës, me Shqipërinë dhe Bosnjen. Sulmuesi i Realit të Madridit ka pësuar një tërheqje në tendinën e gjurit në ndeshjen me Ajaksin në mesjavë dhe do të mungojë për të paktën tre javë. Një lajm i tillë u dha që të shtunën nga trajneri i madrilenëve Zhoze Murinjo, por francezët kanë dashur ta shohin vetë nga afër situatën e tij.
Trajneri Loran Blank më pas bëri të ditur dëmtimin e pësuar nga Benzema, duke u shprehur se ai nuk mund të luajë në asnjë prej dy ndeshjeve të fundit në Euro 2012. “Shpresoja shumë që Benzema të ishte i gatshëm për ndeshjen me Bosnjen më 11 tetor, por në fakt nuk ka asnjë shpresë, - deklaroi Blank në një konferencë për shtypin të mbajtur dje në qendrën stërvitore të Clairfontaine. – Nuk kam pasur presion nga Reali për këtë çështje”, shtoi tekniku i Gjelave. Blank bëri të ditur gjithashtu se këto 2-3 ditë mund të thirren edhe futbollistë të rinj, duke parë se përveç Benzema, mungon edhe Bakari Sanja, ndërsa probleme ka dhe për Riberi e Abidal, të cilët kanë pësuar dëmtimet të lehta gjatë ndeshjeve të fundjavës.
(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)