E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sami Kurteshi zgjidhet Avokati i Popullit

Prishtinë -Avokati i Popullit në Kosovë, është zgjedhur Sami Kurteshi. Deputetët e Kuvendit të Kosovës, i kanë dhënë Kurteshit mandatin pesë vjeçar, por pa të drejtë rizgjedhjeje. Pas zgjedhjes, Kurteshi ka bërë betimin para deputetëve të Kuvendit të Kosovës duke premtuar se do t’i kryejë detyrat dhe funksionet që i janë besuar me Kushtetutë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Republikën e Kosovës.

Sami Kurteshi u votua nga 65 deputetë, ndërsa kundër kandidati i tij Besnik Osmani mori 27 vota, 10 vota mori kandidati tjetër Veton Vula, kurse votat e pesë deputetëve u shpallën të pavlefshme.

Zgjedhja e Avokatit të Popullit u bë nëpërmjet procedurës së rregullt ligjore, me votim të fshehtë. Ndryshe, kjo ishte hera e pestë me radhë, ndërsa e treta nëpërmjet votimit, që Kuvendi i Kosovës provonte të zgjidhte Avokatin e Popullit, për t’i dhënë fund odisesë katërvjeçare të Ombudspersonit. (rtk/start)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›