EULEX merr nga UNMIK-u, 275 dosje gjyqësore
Prishtinë -Policia e EULEX-it ka bërë të ditur se ka marrë nga UNMIK-u 275 dosje gjyqësore. Sipas AFP-së, e cila bën të ditur lajmin, në 60 raste bëhet fjalë për krime lufte ka thënë kryeprokurori i EULEX-it, Theo Jakobs për AFP. Kryeprokurori i Euleksit citohet të ketë thënë për AFP-në se Euleksi do të sqarojë 1119 dosje për krime lufte të kryera gjatë vitit 1998-1999.