E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjenerata e papunësisë nuk voton për zgjedhjet europarlamentare

Bruksel- Më shumë se 375 milionë qytetarë të BE, pritet të votojnë për eurodeputet e rinj. Një votim që fillon ditën e enjte në Angli dhe Holandë nga 495 milionë qytetarë të BE, duke llogaritur një minus prej 100 milionë votuesish, për të zgjedhur 736 deputetë. Një pjesë e vendeve të BE do të votojnë në bazë të zgjidhjeve të temave të skandaleve kombëtare, ndërsa një pjesë tjetër duke pasur parasysh krizën ekonomike dhe zgjidhjen e papunësisë.

“Papunësia nuk voton në qershor.” Ky është mesazhi i përbashkët i të papunëve i komunitetit të BE. Studimet dhe testet e muajve të fundit të kryera posaçërisht tregojnë se një nga arsyet e qytetarëve të BE, është kriza ekonomike. Nuk është e rastit që kryetarët e vendeve të këtij komuniteti kishin shprehur shqetësimin për një mungesë të theksuar të numrit të votuesve në takimin e përbashkët një javë më parë në Pragë.

Emisari Zoze Barozo sëbashku me kryeministrin e Çekisë Mirek Topolanek, që po përgatitet që në takimin e ardhshëm me krerët e Suedisë dhe Spanjës të bëjnë të pamundurën që të ulin orët e punës për të shpëtuar humbjen e vendeve të punës, përballë kundërshtimeve të sindikatave.

Nga ana tjetër kryetari Vatsllav Klaus, që udhëheq këtë komunitet për 6 muaj e radhës është shprehur se këto votime nuk kanë ndonjë rëndësi të madhe se sa votimet parlamentare. Janë votimet parlamentare ato që kanë rëndësi.

shpetim zinxhirija

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›