Ambasadori turk Fundosjen e anijes e ndihmoi ngarkesa prej 3 mije tonesh alumin
Pas dy dite kerkimesh anija turke kthehet ne port duarbosh kapiteneria deklaron nderprerjen e kerkimeve edhe nga anija Barbarosa
Ndonese anije ushtarake Barbarosa ishte e pajisur me aparatura moderne te kerkimit ne siperfaqe por edhe ne thellesi te detit nuk ka arritur te gjeje deri dje asnje nga trupat e 8 marinareve te zhdukur. Ambasadori turk Hasan Hashan sqaron se anija eshte ankoruar ne port per tu furnizuar dhe do te rinise neser operacionin e kerkimit.
Nuk ka hetim nga pala shqiptare por hetimi do te jete nga nderkombetaret pasi edhe tragjedia ka ndodhur ne ujera nderkombetare - ka thene ambasadori Hashan duke sqaruar se anijet kane njera flamur turk tjetra maltez. Ai shpjegoi se ngarkesa e rende e anijes me alumin ka bere qe anija te mbytet brenda pak minutave dhe ka falenderuar autoritetet shqiptare per angazhimin e treguar. Nje pjese e bazes materiale te anijes se mbytur eshte gjetur nga anija e Guardia di Financas italiane e cila ndodhet ne portin e Durresit dhe materialet jane depozituar prane rojes bregdetare per hetimet per te zbardhur shkaqet e tragjedise.
Rezultatet e kerkimeve
Nga kerkimet e ketyre diteve per 8 trupat e zhdukur anija e Guardia di Financas italiane e cila ndodhet ne portin e Durresit ka gjetur nje pjese te bazes materiale te anijes se mbytur. Materialet jane depozituar prane rojes bregdetare per hetimet per te zbardhur shkaqet e tragjedise. Nderkohe qe anija gjigande e kerkimeve ne det e pajisur me aparatura teper moderne eshte kthyer ne kalaten zero te portit te Durresit pa asnje rezultat konkret per gjetjen e trupave te 8 marinareve te humbur pas perplasjes se anijes tyre me tragetin e linjes me Barin. Anija Barbarosa ka nderprere kerkimin per 8 trupat e zhdukur te ekuipazhit te anijes turke Reina-1 e cila u mbyt 5 net me pare ne detin Adriatik per shkak te perplasjes me tragetin e linjes Bari - Durres Ankara 20 milje larg portit detar. Tragjedise arriti ti mbijetonte vetem kapiteni dhe ndihmesi i tij. Kapiteneria e portit te Durresit ben te ditur se anija turke e cila vijonte e vetme kerkimet eshte kthyer ne port pa asnje rezultat. Ndonese anije ushtarake Barbarosa ishte e pajisur me aparatura moderne te kerkimit ne siperfaqe por edhe ne thellesi te detit nuk ka arritur te gjeje asnje nga trupat e 8 marinareve te zhdukur. Anija Barbarosa edhe pas dy ditesh kerkim ne det te hapur nuk arriti te gjente gjurme te tete anetareve te ekuipazhit te anijes Reina e cila u mbyt pas perplasjes me tragetin Ankara. Sipas informacioneve anija eshte mbytur vertikalisht ne harkun kohor te shtate minutave. Anija luftarake Iliria ka gjetur ne det te hapur nje gomone e cila dyshohet se eshte hedhur ne momentin e perplasjes por qe nuk eshte perdorur dot nga marinaret.
Te vetmit te mbijetuar nga tragjedia jane kapiteni i anijes Ahmet Sojturk dhe oficeri i dyte i saj Ahmet Bal. Anija turke Reina 1 me ekuipazh turk dhe flamur maltez ishte nisur nga Rusia me destinacion portin e Barit ne Mal te Zi.