Ambasadorja Geci-Sherifi i dorëzon kredencialet

Në një ceremoni formale në Pallatin Sándor, ambasadorja e Republikës së Kosovës në Budapest, Shkëndije Geci-Sherifi ia dorëzoi letrat kredenciale presidentit të Republikës së Hungarisë, László Sólyom.
Sipas një komunikate të Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ), ambasadorja Geci-Sherifi e falënderoi presidentin Sólyom për mbështetjen e vazhdueshme që vendi i tij i ka dhënë Kosovës.
“Presidenti Sólyom shprehu mbështetjen e fortë të shtetit hungarez për Kosovën dhe nënvizoi se mendimi i GJND-së nuk do të ketë ndikim në qasjen përkrahëse të Hungarisë ndaj Kosovës. Për më tepër, presidenti Sólyom theksoi se marrëdhëniet e dy vendeve do të intensifikohen edhe më shumë tanimë që Kosova ka hapur përfaqësinë e saj diplomatike në Budapest”.
Ambasadorja Geci-Sherifi e informoi Presidentin Sólyom për progresin e arritur në Kosovë në sfera të ndryshme, zgjedhjet e fundit lokale dhe pjesëmarrjen e komunitetit serb në to si një indikator pozitiv drejt integrimit.
Ambasadorja kosovar ka nënvizuar përkushtimin e Prishtinës për t’u anëtarësuar sa më shpejt në strukturat euro-atlantike. Ajo ka theksuar se Hungaria shihet si shembull pozitiv i procesit të integrimit evropian, dhe se Kosova mirëpret ekspertizën e saj në këtë proces.