Sejdiu: Bashkëpunojmë vetëm si të barabartë

Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu ka pasur drekë pune me ambasadorët e vendeve të NATO-s që e kanë njohur Kosovën, përfshi dhe ambasadorin e Greqisë. Në takim nuk kanë qenë të pranishëm përfaqësuesit e tre shteteve anëtare që nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës, përkatësisht të Spanjës, Sllovakisë dhe Rumanisë.
Pas takimit Sejdiu tha se është diskutuar për gjendjen e sigurisë, bashkëpunimin mes Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe NATO-s si dhe për gjendjen në veri të vendit.
I pyetur rreth mospajtimeve të pak kohëve më parë mes FSK-së dhe KFOR-it, presidenti i Kosovës i ka cilësuar ato si “të panevojshme, por të tejkaluara”.
I pyetur rreth bashkëpunimit rajonal dhe pranisë së Prishtinës në takimet rajonale Sejdiu ka përsëritur gatishmërinë e Kosovës për bashkëpunim.
"Kosova është e gatshme të marrë pjesë në të gjitha takimet rajonale, ku trajtohet në mënyrë të barabartë me vendet e tjera. Kjo vlen dhe për takimin që do të mbahet në fundjavë në Slloveni, deklaroi në Bruksel presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu. /rel/