Funksioni kulturor i turizmit

Në botë gjatë dekadave të kaluara, ka shpërthyer një interesim i shprehur për turizëm. Ky interesim zë vend dhe trajtohet në mënyra të ndryshme në shumë fusha shoqërore dhe ekonomike, dhe veçmas brenda antropologjisë kulturore, brenda gjeografisë dhe sociologjisë. Studimet e autorëve të ndryshëm potencojnë dhe tregojnë për efektet e turizmit në ndryshimet shoqërore.
Vend të veçantë në këto studime zë edhe çështja e identitetit në përgjithësi dhe e identitetit kulturor në veçanti. Fokusimi në negocimin e identitetit, nga “vëzhguesit“ e turizmit fjala vjen, nëpërmjet aspektit simbolik të ritualeve të turizmit, mund të kuptohet si marrëdhënie e diskurseve të autenticitetit, ose të ekzotizmit. Tradita nuk është statike, por ajo në mënyrë konstante bëhet e ribëhet, ajo mund t´i përshtatet kushteve të ndryshimit, rrethanave shoqërore ekonomike të kohës së dhënë. Te ne, përkatësisht në Kosovë, ky fakt fare mirë mund të shpjegohet, psh., me punën e restaurimit të kullave, të destinimit të tyre “të ri” për nevoja moderne, si për mbajtjen e seminareve, të konferencave, të trajnimeve, apo vetëm për rekreacion etj.
Në Isniq psh., një ambient i shtëpisë kullë, i cili dikur ka qenë i destinuar për ahur, sot ishte i rrethuar me objekte të ndryshme etnografike, si vegla pune, enë dhe orendi, me vatrër ne mes, dhe ishte improvizuar si një sallë për seminare, mbushur me karrige nga druri dhe me tavolina të vogla, po ashtu nga druri. Ridestinimet e kësaj natyre na tregojnë se sa mire bashkëjeton tradita me modernen. Të gjithë të pranishmit u ndjen shumë mire në këtë ambient të ridestinuar, pa marrë parasysh faktin që “vizitorët” kishin njohuri për funksionet bazë të shtëpive-kulla, që i kishin mësuar gjatë studimeve të tyre. Ata poashtu dinin edhe për rëndësinë e trashëgimisë kulturore, mirëpo këtu shihnin dhe përjetonin një ide se si mund të jetësohet dhe të promovohet trashëgimia kulturore në kohën moderne. Kjo mënyre paraqet një lloj vetëdijesimi për faktin se trashëgimia kulturore nuk është vetëm një produkt i thjesht turistik, por mund të jetë “instrument”, që ka për qëllim përkrahjen dhe mbajtjen gjallë të shpirtit kulturor në ambientin dhe kohën globaliste.
Gjatë luftës së fundit në Kosovë janë shkatërruar shumë objekte arkitektonike, e ndër to edhe kullat si objekte-shtëpi banimi. Mirëpo, falë përpjekjeve dhe interesimit të pronarëve të kullave, dhe veçmas falë donacioneve të ndryshme, si fjala vjen nga Organizata suedeze dhe nga fondacioni Trashëgimia kulturore pa kufij, janë restauruar disa kulla në Rrafshin e Dukagjinit, si ajo e Kuklecëve, e Mazrekajve, e Osdautajve, etj. Mund të thuhet se një pjese e mirë e këtij programi ishtë jo vetëm restaurim i tyre, por njëherit ishte rijetësim i tyre në formë ndryshe nga funksioni i mirëfilltë, dhe si risi e kohës moderne, u bënë të hapura për vizitorë. Kjo formë që po aplikohet në Rrafshin e Dukagjinit, si në Isniq, Drenoc, Junik e më gjerë në Kosovë, do të duhej të aplikohet edhe për godina të tjera arkitekonike. (...)
Nëse nuk mund të jemi ata, që kanë fuqinë ta rikonstruktojnë, ta restaurojnë trashëgiminë e tillë, ne mund ta ruajmë, po edhe ta prezantojmë e ta promovojmë atë. Funksioni kulturor i turizmit, madje, ushtron ndikim të madh në ruajtjen e pasurisë kulturore. Shfrytëzimi i ofertës turistike kulturore kontribuon aktivisht në ruajtjen e trashëgimisë kulturore-historike dhe begatisë etno-folkolorike të disa rajoneve turistike. . Funksioni kulturor i paraqitur në këtë aspekt, përmban elemente edhe të funksionit edukues, i shprehur veçmas në fushën e turizmit rinor dhe atë të fëmijëve.
Me funksionin kulturor të turizmit nënkuptojmë efektet dhe ndikimet pozitive që turizmi krijon në personalitetin e njeriut, ose të klientelës turistike. Turizmin duhet kuptuar si fenomen të rekreacionit psiko-fizik të njeriut, i cili me funskionin e tij shprehet në ngritjen kulturore, si formë të krijimit dhe të zgjerimit të horizontit kulturor të tij. Vlerat etno-sociale nënkuptojnë jetën komplekse të një populli, kulturën materiale dhe shpirtërore të tij.
Përveç aspektit si godinë materiale të, do të thotë kullës si objekt arkitektonik, kjo trashëgimi arkitektonike na mundëson të kuptojmë edhe mënyrën e jetesës, shtrojat që janë përdorur, pastaj veshjet, instrumentet, doket etj. Të gjitha këto elemente që janë të rëndësishme për trashëgiminë e një populli, siç u përmend: veshja, këngët dhe vallet, instrumentet muzikore, prodhimet artizanale, ose, doket e ndryshme, paraqesin grupin atraktiv dhe kompleks të motiveve kulturore-turistike, të cilat shpeshherë paraqiten edhe në reklamat dhe ofertat turistike të vendeve të ndryshme. Kosova është vend shumë i pasur më elementet e përmendura. Përveç jetësimit të tyre në festivale dhe organizime të tjera, këto mund të jetësohen edhe me forma e veprimtari turistike.
Rifunksionimi i objekteve të trashëgimisë kulturore ka rëndësi shkencore, edukative- arsimore, kulturore dhe ekonomike. Kulla është tip i posaçëm i shtëpisë së banimit.
Edhe sot , si dikur në dhomën e miqve, ose në odën e kullave, vizitori heton një pasqyrë të rregullit, të pastërtisë, të harmonisë shtëpiake. Me ushqimin tradicional vizitorët ndjejnë ngrohtësi familjare, dhe shprehen e mikpritjes tradicionale të njohur mirë për kulturën shqiptare. Në kulla të rivlerësuara hetohet prirja e vendasve për artin, por edhe ndjenja për komoditet familjar,
Kulla zë një vend të posaçëm në marrëdhëniet shoqërore e në psikologjinë popullore. Kulla ka rëndësi për folklorin, përkatësisht këngët e trimërisë e të llojeve të tjera. Kulla është pasqyrë e fuqisë, trimërisë së shumë personazheve historike, ose trimave të njohur. Kjo formë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore, ka rëndësi jo vetëm për arkitektonikë, por edhe për kulturë shpirtërore e shoqërore, si psh, për njohjen e organizimit familjar e shoqëror, për institucione të së drejtës e të kanunit, për lojërat, vallet e shumë elemente të tjera.. Trashëgimia e këtillë pasqyron një formë të autenticitetit, po ashtu edhe një atraksion për ata që që nuk e njohin traditën tonë. Duhet të ndihemi krenar që kemi çka të komunikojmë për të kaluarën tonë. Vendet të cilat kanë më tepër vizitorë në botë, janë ato të cilat kanë monumente historike-kulturore dhe një traditë të ruajtur, të sistemuar e të prezantuar në forma të ndryshme. Pasuria trashëgimore shfrytëzohet edhe për përfitime materiale, turistike e të tjera, por rëndësia më e madhe arrihet kur me te shprehet atraktiviteti, identiteti kulturor dhe monumentaliteti i një vendi.