Ambasadorja Jacobson: Ja si më dhunuan në Kosovë
KOSOVË- Tensionit dhe dhunës së ushtruar një ditë më parë para selisë së Kuvendit të Kosovës, nuk i ka shpëtuar as ambasadorja Jacobson.
Në një foto të publikuar nga mediat kosovare shfaqet vetë ambasadorja e cila tregon shenjat e dhunës. “Ambasadorja Jacobson dhe personeli i ambasadës amerikane, u penguan fizikisht nga protestuesit e Vetëvendosjes për të hyrë dhe marrë pjesë në seancën e rregullt parlamentare, në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës. Vëzhguesit e tjerë dhe deputetë janë sulmuar në të njëjtën mënyrë, ndërsa tentonin të hynin në ndërtesë", njoftoi pas incidentit të djeshëm Ambasada e SHBA-së.
Deputet e Kosovës ratifikuan mesditën e së enjtes marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë teksa jashtë Parlamentit pati incidente nga Lëvizja Vetëvendosje.
(e.m/BalkanWeb)