‘Ikën Berisha’, Klosi mban premtimin, rruan mjekrën

TIRANË- Deputeti i mandatuar në zgjedhjet e 23 qershorit Blendi Klosi mban premtimin dhe rruan mjekrën për herë të parë pas premtimit që bëri 3 vite më parë se do ta hiqte vetëm nëse Berisha largohej nga pushteti.
Në një foto të publikuar në faqen zyrtare të PS-së në “Facebook”, Blendi e feston rikthimin e socialistëve pas 8 vitesh në pushtet në mënyrë krejt të vecantë, në një berberhane në Shijak.
“Blendi Klosi e fitoi sfidën! Mbas plot 1000 ditësh dje në Shijak, vendosa të heq mjekrën, një simbol të ‘Grevës Madhështore të Urisë’. E mbajta plot tre vjet për tu kujtuar se kishim një mision për të përmbushur sa her cohesha në mëngjes dhe flija në darkë. Nuk e harrojmë kurrë grevën, por sot falenderoj pafundësisht, këdo që kontriboi së bashku me Partine Socialiste ne keto 8 vjete opozite. Ju faleminderit Miq”, shkruhet në dixhiturën e fotos së postuar.
(e.m/BalkanWeb)