E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA mbeshtetje Shqiperise per perballimin e permbytjeve

Ambasadori Arvizu i telefonon Berishes Ofrojme ndihmen tone

Shtetet e Bashkuara te Amerikes i garantojne Shqiperise mbeshtetje te plote per perballimin e situates se veshtire te permbytjeve. I sapomberritur ne Tirane ambasadori i ri i SHBA-ve Aleksander Arvizu i telefonoi dje Kryeministrit Sali Berisha duke i shprehur gatishmerine e SHBA-ve per te ndihmuar ne perballimin e emergjences civile qe ka perfshire kryeqendren e veriut te vendit Shkodren e cila po perballet per te shtaten dite me ujin qe i ka vene perfund toka te tera e shtepi. Ne faqen zyrtare te qeverise behet e ditur se gjate komunikimit telefonik ambasadori amerikan Arvizu shprehu kenaqesine per fillimin zyrtar te detyres dhe se e priste me kenaqesi takimin se afermi me Kryeministrin Berisha i cili ditet e fundit ka qene ne terren ne krye te komitetit nderministror te emergjences civile.

Zoti Arvizu mesohet se ka shprehur mbeshtetjen e Shteteve te Bashkuara te Amerikes per te ndihmuar ne perballimin e situates se veshtire qe po kalon vendi nga permbytjet.

Te dy bashkebiseduesit konfirmuan vullnetin per konsolidimin e metejshem te bashkepunimit dhe marredhenieve miqesore midis dy vendeve. Kjo telefonate vjen dy dite pasi ambasadori i ri amerikan Aleksander Arvizu erdhi ne Tirane ne detyren e diplomatit amerikan per Shqiperine. Pas ndihmes se vendeve te tjera aleate me Shqiperine ne NATO dje ka ardhur edhe mbeshtetja e SHBA-ve ne perballimin e situates se rende qe po kalon Shkodra e cila ende eshte nen uje kur dimri sapo ka nisur.

Sfidat boterore Arvizu-Topi Shqiperia aleatja e SHBA-se

Ambasadori i ri i Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne vendin tone i dorezoi dje Presidentit Topi letrat kredenciale. Ne kete menyre Aleksander Arvizu merr zyrtarisht detyren. Gjate takimit Kryetari i Shtetit i shprehu atij mbeshtetjen e plote institucionale dhe angazhimin per te qene gjithnje partner i vendosur i SHBA-se ne te gjitha sipermarrjet e saj. Ne vijim midis dy personaliteteve te larta u zhvillua nje bisede e ngrohte e miqesore. Presidenti Topi ritheksoi vendosmerine e shtetit shqiptar dhe angazhimin per te qene gjithnje partner i vendosur perkrah SHBA-se ne te gjitha sipermarrjet e saj ne funksion te thellimit te reformave demokratike te ruajtjes se paqes dhe stabilitetit ne bote. Kryetari i Shtetit vleresoi mbeshtetjen kontributin dhe rolin e jashtezakonshem te SHBA-se si aktor i rendesishem ne thellimin e proceseve reformuese demokratike forcimin e institucioneve ne Shqiperi dhe permbushjen e standardeve ne funksion te integrimit euroatlantik te vendit. Ne vijim Presidenti i Republikes beri nje panorame te zhvillimeve te fundit ne vend duke u perqendruar ne perpjekjet konkrete te shtetit shqiptar ne reformimin e sistemit gjyqesor dhe atij te drejtesise konsolidimin e institucioneve dhe shoqerise demokratike ne luften ndaj korrupsionit krimit te organizuar etj. Nga ana e tij Ambasadori Arvizu vuri ne dukje vleresimin e tij pozitiv per Shqiperine dhe shqiptaret si nje vend dhe popull qe kane nje lidhje te vecante me Shtetet e Bashkuara dhe popullin amerikan. Shtetet e Bashkuara dhe Shqiperia jane dy vende mike te ngushta dhe aleate ne luften kunder terrorizmit nderkombetar dhe promovimit te paqes dhe qendrueshmerise ne mbare boten sic e ka demonstruar roli pozitiv dhe moderator ne rajon dhe kontributi i forcave paqeruajtese shqiptare ne Irak dhe Afganistan - theksoi ambasadori Arvizu duke shtuar se gjate ushtrimit te detyres se tij do te punoje qe lidhjet e forta mes dy popujve tane te forcohen dhe thellohen edhe me tej.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›