Situata ne Shkoder shtyhen mbledhjet e komisioneve

Komisionet parlamentare kane shtyre dje mbledhjet e parashikuara per shkak te situates se krijuara ne Shkoder por dhe ne qytete te tjera te vendit. Pjesa me e madhe e deputeteve jane shperndare ne baze per te dhene ndihmen e tyre ne kete situata emergjente duke mos qene prezente ne mbledhjet ku pritej te diskutoheshin disa projektligje. Komisioni i Ligjeve kishte ne axhenden e djeshme te komisionit diskutimin dhe miratimin e aktit normativ nr. 5 date 10.11.2010 Per disa ndryshime dhe shtesa ne ligjin nr. 10142 date 15.5.2009 Per sigurimin shoqeror suplementar te ushtarakeve te Forcave te Armatosura te punonjesve te Policise se Shtetit Gardes se Republikes te Sherbimit Informativ te Shtetit te Policise se Burgjeve te Policise se Mbrojtjes nga Zjarri dhe te Shpetimit e te punonjesve te Sherbimit te Kontrollit te Brendshem ne Republiken e Shqiperise. Ndryshimet parashikojne rritjen e mases se derdhjes se kontributeve per ushtaraket aktive. Keshtu sipas ndryshimeve te reja te ligjit per pensionet suplementare te ushtarakeve nese ushtaraket aktive deri me tani derdhin 2 per qind te pages referuese tashme tani e tutje do te jene te detyruar te derdhin si kontribute 5 per qind te pages referuese. Ndryshimet e reja te qeverise ne ligjin per pensionet konsistojne edhe ne ndryshimin e menyres se llogaritjes. Po ashtu personat qe perfitojne pension te parakohshem nga 50 per qind te pages mesatare referuese mujore do te marrin 1.5 per qind te kesaj page. Ky draft eshte shtyre per tu diskutuar sot. Po sot do te shqyrtohet dhe projektligji Per ndermjetesimin dhe zgjidhjen e mosmarreveshjeve si dhe projektvendimi Per nje shtese ne vendimin nr. 95 date 30.4.2007 Per miratimin e struktures dhe organikes se Entit Rregullator te Sektorit te Energjise Elektrike. Komisioni i Jashtem do te marre ne shqyrtim projektligjin Per ratifikimin e protokollit ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe qeverise se Turqise per njesine shqiptare qe operon nen komanden e forces turke ne Afganistan brenda fushes se veprimit te operacioneve te forces nderkombetare te ndihmes per sigurine ISAF si dhe projektligjin Per ratifikimin e marreveshjes ndermjet Republikes se Shqiperise dhe Mbreterise se Belgjikes per transferimin e personave te denuar.
Pervjetori i demokracise PD shtyn festimet
Duke e konsideruar tejet te domosdoshme pranine e deputeteve ne terren ne zonat me problematike Kryeministri Sali Berisha kerkoi dje qe te konsiderohet mundesia per shtyrjen e seances plenare te Kuvendit qe sipas axhendes mbahet te enjten e cdo jave. Ne mbledhjen e deputeteve demokrate Berisha njoftoi edhe shtyrjen e festimeve per 8 Dhjetorin dhe themelimin e PD-se. Nisur nga kjo Partia Demokratike dhe qeveria shqiptare do te shtyje te gjitha festimet e programuara per rastin e pervjetorit te dites se demokracise. 8 Dhjetori kete here do te jete nje dite e zakonshme pune dhe ministrat e kabinetit qeveritar do te udhetojne drejt zonave te permbytura. Sigurisht qe me pas ne kemi te gjitha mundesite per ti kremtuar keto dite me te gjithe dinjitetin qe ato e meritojne - u shpreh Berisha. Ai iu drejtua deputeteve Vetem pak dite na ndajne nga njera prej ngjarjeve me te medha ne historine kombetare te shqiptareve dhe kjo ngjatje eshte themelimi i pluralizmit dhe i Partise Demokratike. Kerkoj mirekuptimin tuaj dhe te demokrateve ne mbare Shqiperine qe keto festime do te shtyhen duke perparesuar para se gjithash angazhimin e plote dhe total te gjithanshem ne zonat e situates kritike dhe me pas sigurisht qe ne kemi te gjitha mundesite per te kremtuar keto dite me te gjithe dinjitetin qe ato meritojne.