E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ristani Fletet do te digjen materialet zgjedhore ne Arkiv

Nuk mund te kete marreveshje politike ne shkelje te ligjit. KQZ do te diskutoje se shpejti per pastrimin e kutive

Fletet e votimit do te digjen ndersa materialet zgjedhore do te dergohen ne Arkivin e Shtetit. Kjo eshte procedura qe do te ndjeke Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ne baze te nenit 178 te Kodit Zgjedhor nese vendoset hapja e kutive te zgjedhjeve te 28 qershorit 2009. Pohimi u be dje kryetari i KQZ-se Arben Ristani. Megjithate Ristani theksoi se ky vendim do te merret nga komisioni kur te diskutohet projekt-akti per pastrimin e kutive te votimit. Ai shtoi me tej se nuk mund te kete marreveshje politike ne kundershtim me ligjin. Vendimi perfundimtar per kutite pritet te merret ne nje mbledhje te KQZ-se brenda dhjetorit.

Vendimi i KQZ

Kreu i KQZ-se Arben Ristani nuk pranon te komentoje oferten e fundit te socialisteve per hetimin e zgjedhjeve por pohon se komisioni do te pergatise gjithe infrastrukturen per zgjedhjet e majit. Nuk mund te komentoj asnje deklarate te asnje politikani. Ajo qe une mund tju them eshte e sigurt qe KQZ eshte e impenjuar per te organizuar zgjedhjet e ardhshme te 8 majit dhe ne kete kuader do te beje gati te gjithe infrastrukturen per te bere te mundur qe asnje mos caloje - tha ai. Kreu i KQZ-se ka mirepritur deklaraten e Berishes per nje fond shtese per blerjen e kutive te reja per zgjedhjet e majit por shton se do te jete KQZ qe do te vendose nese do te pastrohen apo jo kutite e zgjedhjeve te kaluara. KQZ-ja pati nje lehtesim ne strategjine e punes se saj kur mesoi se mund te kishte te garantuar dhe nje fond per te blere kutite e reja. Megjithate eshte nje pjese e vendimmarrjes se KQZ-se. Ne kemi bere nje mbledhje diku nga shtatori te cilen e kemi shtyre dhe do ta rimarrim ne diskutim. Akti qe do te futet per diskutim do te jete per pastrimin e kutive pra projektakti do te kete te beje me pastrimin e kutive pastaj do te jete mbledhja e KQZ-se qe do te vendose nese do te pastrohen kutite qe jane per tu riperdorur ne zgjedhjet e ardhme apo do te perdoret kjo oferte e qeverise per te blere kuti te reja - tha ai. Per sa i perket hetimit te materialeve zgjedhore Ristani deklaron se nese hapen kutite do te ndiqet procedura ligjore pra fletet e votimit do te digjen dhe materialet zgjedhore do te perfundojne ne Arkivin e Shtetit. KQZ eshte e gatshme dhe e detyruar te zbatoje ligjin ne cdo element te tij. Nese do te nise puna per pastrimin e kutive rrjedha e punes do te jete ajo qe cakton Kodi Zgjedhor. Pra nese vendoset per tu hapur dhe riperdorur kutite do te digjen fletet e votimit dhe kunderfletet dhe do te shkojne ne Arkivin e Shtetit dokumentacioni qe eshte per te shkuar atje. Rastet hipotetike nese nje komision hetimor do te filloje punen do te vendoset sigurisht sipas percaktimeve ligjore dhe vendimmarrjes ne KQZ - tha ai. Pohimi i Ristanit vjen pas deklaratave te socialisteve qe komisioni hetimor te marre materialet zgjedhore nga KQZ dhe jo nga Arkivi i Shtetit. Por sipas kreut te KQZ-se nuk mund te kete marreveshje politike qe bie ne kundershtim me ligjin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›