Ambasadorja britanike kundër bojkotit të Parlamentit nga PS-ja

Fiona McIlwham shpreh të njëjtin qëndrim me atë të kreut të OSBE-së, dy ditë më parë
Shtohen zërat e ndërkombëtarëve që i kërkoj
në PS-së, të heq dorë nga bojkoti i Parlamentit. Ndërsa një ditë më parë ishte kreu i prezencës së OSBE-së në Tiranë, Robert Bosch qe këshillonte PS-në, për të hequr dorë nga politika e rrugës dhe duke zënë vend në parlamentin e ri, t’i largohet rrugës së bojkotit, dje të njëjti n qëndrim ka mbajtur edhe ambasadorja britanike në Tiranë Fiona McIlwham. Ajo është shprehur kritike ndaj vendimit të selisë së PS-së. “Për sa i përket bojkotit të opozitës ka pasur një deklaratë të OSBE-se një dite më pare dhe ne jemi dakord me atë qëndrim” u shpreh McIlwham. Pak minuta pas çeljes mbrëmjen e së hënës, të seancës së parë plenare të legjislaturës së re të Kuvendit të Shqipërisë, ambasadori i OSBE në Tiranë, Robert Bosch, u shpreh kundër bojkotit të socialistëve. “Siç e dini në të gjitha vendet demokratike, forumi kryesor për debat midis partive politike, është Parlamenti i vendit. Në kuadrin e axhendës integruese në Bashkimin Evropian, ajo vlen edhe për Shqipërinë. Mesazhi im është i qartë”, u shpreh kreu i Prezencës së OSBE-së, në Tiranë. Ambasadori Robert Bosh bëri të ditur këtë qëndrim që shkon hapur kundër linjës për një opozitë në rrugë. Për Bosch debatet politike bëhen në Kuvend nisur dhe nga logjika që tejkalon qëndrimet personale të partive, që ka të bëjë me integrimin evropian të vendit. OSBE është një nga institucionet e rëndësishme ndërkombëtare që PS ka thirrur për ta asistuar në procesin e verifikimit të parregullsive me zgjedhjet. Por deklarata e Ambasadorit Bosch, deklaratë që në thelb rrëzon vendimin më të rëndësishëm të Partisë Socialiste bojkotin e Kuvendit, duket se e vështirëson mundësitë e bashkëpunimit. Ambasadori Bosch dhe ambasadorja McIlwham, nuk janë të vetmit përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare që nuk mbështet vendimin politik të kryetarit të PS. Pak ditë më parë ishte Oli Rehn komisioneri për zgjerimin që zbehu gjithë deklarimet e Ramës për manipulim të procesit zgjedhor kur tha se zgjedhjet e 28 qershorit ishin më të mirat në historinë pluraliste të Shqipërisë.