“Kushtet e Edi Ramës për bojkot, pjesë e debatit brenda PS-së”
Astrit Patozi, kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së TIRANE – Kryetari i grupit Parlamentar të PD-së, Astrit Patozi, e ka komentuar dje mospraninë e opozitës në seancën e Kuve
ndit, si një veprim që ka prishur solemnitetin e ditës së veçantë të Parlamentit të ri. I pyetur në lidhje me plotësimin e kushteve që kërkojnë socialistët për tu bërë pjesë e Kuvendit, Patozi nënvizoi se kushtet e vendosura nga opozita janë pjesë e debatit të brendshëm të Partisë Socialiste. “Gjithçka është në funksion të debatit të brendshëm të PS dhe ne nuk kemi pse bëhemi pjesë e këtij debati”, u shpreh Patozi. Duke konfirmuar edhe njëherë gatishmërinë e demokratëve për të bashkëpunuar me opozitën, Patozi ka theksuar se ky bashkëpunim duhet të jetë i arsyeshëm dhe pa ultimatume. “Zgjedhjet kanë prodhuar një Parlament dinjitoz dhe do të ishte akoma më dinjitoz nëse PS do të ishte e pranishme në Kuvend”, nënvizoi Patozi.