Ambasadorja çeke kundërshton kërkesën e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat

Fialkova: Shqipëria, duhet të marrë provimin me 300 faqe
Vazhdon kundërshtia e ndërkombëtarëve ndaj kërkesës së qeverisë për statusin e vendit kandidat. Vazhdon në sinkron qëndrimi i diplomacisë kundër deklaratave të Berishës për kërkesën e statusit të vendit kandidat, duke kërkuar mesa duket nga qeveria, të mos të bëjë një hap i cili mund të ndikojë në fushatën elektorale. Duke qenë se marrëveshja tashmë është ratifikuar nga të gjitha vendet e BE, kontestimi i diplomacisë duket se vjen për rrezikun që kërkesa e bërë nga qeveria Berisha mund të shfrytëzohet nga ky i fundit në fushatën elektorale për zgjedhjet e 28 qershorit. Mesa duket një pjesë e mirë e diplomacisë kërkon humbjen e demokratëve në zgjedhjet e ardhshme parlamentare pasi të gjithë janë prononcuar kundër Berishës në aktivitetet e ndryshme që kanë zhvilluar. Qeveria shqiptare duhet të tregohet më e kujdesshme për kërkesën e aplikimit në BE. Këtë radhë, kjo kërkesë vjen nga shteti kryesues i Bashkimit Europian, Çekia, ku ambasadorja e këtij shteti i ka tërhequr veshin qeverisë, duke përforcuar më tej deklaratën se aplikimi i Shqipërisë brenda presidencës çeke është i shpejtuar. Deklarata e ambasadores çeke Marketa Fialkova, është një kundërthënie e kreut të qeverisë, Berisha i cili disa ditë më parë ka përsëritur qëndrimin strikt të qeverisë për kërkesën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, deri në fund të qershorit. Gjithashtu, ambasadorja çeke, theksoi se veç përmbushjes së standardeve, për pranimin e kërkesës duhen bindur të gjitha vendet anëtare. Në radhë të parë Shqipëria duhet të përmbushë standardet dhe nëse i plotëson ato ka edhe shanse për aplikim. Vendimi për pranimin e kërkesës së Shqipërisë nuk varet vetëm nga presidenca çeke, por nga të gjitha vendet anëtare, dhe të bindësh 27 shtete nuk është e lehtë, theksoi ambasadorja çeke nga Elbasani. Ndër të tjera, ambasadorja Fialkova ka kërkuar angazhimin serioz të qeverisë dhe politikës shqiptare për plotësimin me sukses të disa kërkesave të vëna nga BE, të cilat i hapin rrugën Shqipërisë për anëtarësimin. Për Shqipërinë janë edhe 300 faqe me pyetje që kërkojnë angazhim serioz të qeverisë dhe politikës shqiptare për tu dhënë atyre përgjigje pozitive, ka deklaruar ajo. Ndërkohë që një tjetër element, i cili nuk kushtëzon aplikimin e Shqipërisë, janë zgjedhjet e Parlamentit Evropian, gjatë së cilit do të zgjidhet një Komision të ri, që nuk do të jetë i disponueshëm të kthejë një përgjigje konkrete për Shqipërinë, nëse aplikimi do të ndodh në muajin prill. Duke paraqitur gjendjen, në të cilën ndodhet vet BE, ambasadorja çeke ka theksuar se Europa duket e lodhur ndaj zgjerimit me anëtarë të rinj, sikurse edhe Çekia. Shqipëria duhet të plotësojë të gjitha kushtet e vëna nga BE, ka pohuar ambasadorja çeke. Duke veçuar krizën globale, ambasadorja çeke ka shtuar se kjo krizë ka një rol të drejtpërdrejtë edhe në Bashkimin Europian, të cilin e detyron në ndërmarrjen e disa vendimeve të reja. BE është përballë sfidave të reja për shkak të krizës globale, ndaj dhe po projektohen politika të reja zhvillimi brenda vendeve anëtare, ka shtuar Fialkova. Sipas saj, futja e Shqipërisë në BE mbetet shumë e rëndësishme dhe një sfidë më vete. Ndërkohë, ambasadorja çeke ka nënkuptuar në fjalën e saj edhe dukurinë e shfaqjeve proteksioniste nga vendet e forta si Franca apo Gjermania në këtë bashkim. Slogani ynë si vend kryesues mbetet një Europë pa kufij, ka vijuar ambasadorja çeke. Takimi i djeshëm i ambasadorës çeke konsistonte ndërkohë edhe me përzgjedhjen e Elbasanit si një ndër shtatë qytetet universitare, ku do të ngrihet edhe qendra e informimit evropian. E thënë më shkurt , fjala e përfaqësueses së vendit, që kryeson BE nënkupton provimin që duhet të marrë Qeveria shqiptare për të bërë kërkesë për futjen e saj si kandidate e BE. Ndoshta një pikë kaluese ka të bëjë edhe me zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Doris Pack-Qeverisë: Ju lutem prisni!
Pak kohë më parë ministri i jashtëm i Çekisë i bëri të ditur qeverisë shqiptare, se për momentin është i pamundur aplikimi. Një deklaratë e tillë përforëcohet jo vetëm nga Komisioneri Evropian Olli Rehn, i cili vuri në dukje se Shqipëria, dorëzimin e aplikimit është mirë ta kryejë pas plotësimit të kushtit të zgjedhjeve, por edhe të kryetares së delegacionit për Evropën Juglindore në Parlamentin Evropian, Doris Pack. Deklarata e saj ka qenë më e qartë dhe më e drejtpërdrejtë me qeverinë shqiptare, e cila këshillohet që të mos nxitohet për aplikimin e statusit kandidat. Ju lutem prisni. Prisni dhe nëse e bëjnë në fund të vitit aplikimin atëherë mund të marrin përgjigjen vitin tjetër. Kjo do të ishte rruga korrekte. Më besoni, shprehet Pack. Ndër të tjera ajo ka veçuar se një aplikim, të cilit do ti mungonte përgjigja e shpejtë e BE-së është më i dëmshëm për vendin sesa pritja për ta bërë këtë gjë në një moment më të përshtatshëm. Mendoj se fillimisht duhet të them se Shqipëria ka bërë hapa të mëdha përpara dhe për këtë duhet ta vlerësoj. Por, nuk është momenti për të kërkuar statusin kandidat. Sepse nëse e shihni çfarë ndodh në BE në këtë moment që po flasim, do të kemi dhe zgjedhjet e Parlamentit Evropian, do të kemi një Komision të ri. Ata nuk do të marrin asnjë përgjigje. Kjo do të thotë se ta bësh kërkesën në muajin prill për shembull, atëherë nuk do të ketë asnjë përgjigje gjatë këtij viti dhe do të duhet të presin, ka theksuar Pack