BB: Rreziku i ndryshimeve klimaterike në Shqipëri, kanos energjinë
Ndërmarrja e çdo veprimi të shpejtë për menaxhimin e rreziqeve që tendencat e ndryshimeve klimatike krijojnë ndaj infrastrukturës ekzistuese energjetike në Shqipëri, mund të pakësojë cënueshmërinë dhe të rrisë fleksibilitetin e sektorit energjetik. Ky është mendimi i Bankës Botërore për Shqipërinë, sipas së cilës, në dekadat e ardhshme, vendi ynë pritet të rrezikohet nga përballja e temperaturave mesatare në rritje.
Banka Botërore ka bërë të ditur gjithashtu se sigurimi i energjisë elektrike është një sfidë e madhe për Shqipërinë, ku ndërprerjet e energjisë janë të shpeshta, asetet ekzistuese energjetike kanë nevojë për rehabilitim dhe sfida të tjera që lidhen me shtimin e investimeve të reja apo dhe me privatizimin e sektorit energjetik. Përmes analizës së sektorit energjetik, ku Shqipëria mund të rrezikohet nga ndryshimet klimaterike, ne mund të identifikojmë dhe të zbatojmë më shpejt zgjidhje që mund të ndihmojnë në zbutjen e risqeve- theksoi specialistja e lartë e energjisë pranë ESMAP, Jane Ebinger. Duke u nisur nga synimi për të arritur një kuptim më të plotë për rreziqet potenciale dhe opsionet e menaxhimit, Banka Botërore së bashku me qeverinë shqiptare organizuan në Tiranë një seminar mbi rreziqet klimaterike dhe cënueshmërinë e sektorit energjetik në vend. Objektivi i këtij seminari ishte të bënte një vlerësim praktik në lidhje me cënueshmërinë dhe përshtatjen klimaterike me pjesëmarrjen e qeverisë, sektorit privat, komunitetit shkencor dhe OJF- ve.