BE financon 1 milionë euro për pushtetin vendor
Bashkimi Europian ka financuar një projekt prej 1 milionë euro për një të forcuar kapacitetet e licencimit të administratës vendore. Projekti i financuar nga BE mbi Asistencën Teknike dhe Trajnimin për shërbimet publike në qeverisjen vendore, prezantoi rezultatet e saj në një konferencë kombëtare që u mbajt dje në Tiranë. Disa nga rezultatet kryesore të prezantuara ditën e djeshme kishin të bënin me një përmirësim të dukshëm në lehtësimin e shtetasve për marrjen e shërbimeve dhe informacionit të nevojshëm.
75% e të anketuarve, të cilët u pyetën mbi faktorët përbërës që lidhen me cilësinë e shërbimeve, përfshirë sjelljen e stafit dhe orët e punës, dhanë një vlerësim pozitiv. Aktivitetet që synojnë forcimin e institucioneve vendore përkatëse dhe rritjen e transparencës në partneritetet mes enteve private dhe atyre publike për të patur shërbim më të mirë ndaj komuniteteve vendase, përfshinin ëorkshop-e dhe trajnime. Në fjalën e tij gjatë konferencës kombëtare, përfaqësuesi i Delegacionit të Komisionit Evropian në Shqipëri, z. Luigi Brusa tha se "një partneritet i frytshëm ndërmjet enteve publike dhe atyre private, i cili kontribuon në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, mund të ndërtohet vetëm duke u bazuar në transparencë dhe standardizim të procedurave për marrjen e licencave të biznesit". Sipas tij, procedura të rënduara dhe komplekse vetëm përkeqësojnë mjedisin e biznesit dhe krijojnë mundësi për korrupsion