Berisha: Potencialet e Shqipërisë ngjallën interes të lartë për investime nga Katari
Tërheqja e biznesit të Katarit drejt vendit tonë, një nga qëllimet e kryeministrit Berisha
Nota pozitive vijnë nga Katari për Shqipërinë, vend i cili është parë me syrin lakmitar të bashkëpunimit në fusha të ndryshme. Me potencialet e saj, vendi ynë ka ngjallur interes të lartë tek autoritetet e Katarit, të cilat janë të interesuar për rritjen e investimeve. Kjo deklaratë është bërë nga kryeministri Sali Berisha gjatë vizitës së tij në Katar, ku është diskutuar mbi mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, veçanërisht në atë të ekonomisë, mes dy vendeve. Në Katar erdha me disa qëllime të caktuara. Së pari, të intensifikoj marrëdhëniet politike me Katarin, vend me prestigj të veçantë në rajon dhe më gjerë. Ka shumë arsye që vendi ynë të ketë marrëdhënie miqësore me këtë vend dhe vizita të nivelit më të lartë janë një faktor shumë i rëndësishëm, u shpreh kryeministri Berisha gjatë një prononcimi për mediat. Sipas tij, një nga qëllimet kryesore të kësaj vizite ishte inkurajimi i biznesit të Katarit për të investuar në Shqipëri. Në këtë drejtim, Kryeministri informoi se kompani të Katarit kanë blerë dhe po operojnë, ose do të fillojnë së shpejti ndërtimin e rezorteve të mëdha turistike në brigjet e Shqipërisë. Gjithashtu, gjatë këtij prononcimi, kryeministri Berisha ka përmendur edhe marrëveshjen për projektin e madh energjetik në Seman, duke i cilësuar atë një ndër qëllimet kryesore të vizitës së tij. Ky projekt prej rreth 2.5 miliardë euro është një nga projektet më gjigande të rajonit dhe më gjerë. Unë me ketë rast ftova qeverinë e Katarit që mbi bazën e interesit komercial të marrë pjesë në këtë projekt, sikundër iu kërkova që të garantojnë sigurimin me gaz të këtij projekti të madh, në rast se nuk përfshihen direkt, u shpreh Berisha. Sipas kreut të qeverisë, ky projekt zgjoi interes shumë të veçantë, si tek Emiri ashtu dhe tek Kryeministri. Për shkak të interesit të veçantë që treguan ndaj këtij projekti kërkuan që të vijë këtu dhe ministri i Naftës dhe i Gazit, për të diskutuar kryesisht lidhur me projektin. Mendoj se dhe ky ishte një rezultat shumë i rëndësishëm i kësaj vizite, pasi autoritetet e këtij vendi treguan interes real për projektin e Semanit, që është një nga projektet më të mëdha në rajon për rigazifikimin dhe prodhimin e energjisë, u shpreh Berisha.
Katari, së shpejti vendim për Kosovën
Një vend të veçantë në axhendën e takimeve të Kryeministrit Berisha, kishte edhe çështja e Kosovës. Katari do të marrë së shpejti një vendim në lidhje me njohjen e pavarësisë së Kosovës, ndërsa e vlerëson këtë çështje si një realitet në rajonin e Ballkanit. Unë erdha këtu me një dëshirë të fortë për të forcuar marrëdhëniet tona dhe për të diskutuar dhe për të gjetur të gjitha mënyrat e forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve tona. Kosova ishte një çështje për të cilën unë bisedova me Emirin Al Thani dhe pata mirëkuptimin e plotë për këtë realitet nga hirësia e tij tha Berisha. Ndër të tjera, kreu i qeverisë shtoi se Katari ka mirëkuptim për pavarësinë e Kosovës dhe po shqyrton dhe do të njohë pavarësinë e saj. Kryeministri Al Thani më konfirmoi se i ka dërguar një letër Kryeministrit Thaçi në të cilën parashtron qëndrimin e favorshëm të Katarit ndaj Kosovës, kështu që çështja e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga ky shtet është një çështje kohe jo e gjatë. Shpjegova të gjithë problematikën dhe kontributin e madh që ky vend mund të japë në paqen dhe stabilitetin në rajon, nëpërmjet njohjes së pavarësisë së Kosovës, theksoi kryeministri Berisha. Njohja e pavarësisë së Kosovës brenda një kohe jo të gjatë është theksuar edhe nga kryeministri i Katarit. Ne po e studiojmë çështjen e pavarësisë së Kosovës dhe unë shpresoj që së shpejti ne do të kemi një përgjigje për këtë çështje tha kryeministri i Katarit.