E Diel, 1 Nëntor 2026

Takimi Serbi-Itali, i vetmi mospajtim ishte Kosova

Në Beograd u mbajt dje një samit politiko-ekonomik mes Serbisë e Italisë, ku u nënshkruan disa marrëveshje ndërkombëtare mbi forcimin e bashkëpunimit të tyre në ekonomi dhe në planin e integrimeve europiane. Për të dyja palët, pika e vetme e mospajtimit ishte çështja e Kosovës, për të cilën Serbia thotë se nuk do ta njohë kurrë, ndërsa Italia e ka njohur në vazhdën e vendeve të para që e përkrahën shpalljen e pavarësisë së saj. Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, përsëriti se Serbia nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës, ndërsa Kryeministri i Italisë, Mario Monti, tha se duhet të jetë e kuptueshme që pozicioni i dy vendeve nuk përputhet për Kosovën. Monti ka lavdëruar vullnetin e dy vendeve që të lëvizet me shpejtësi në drejtimin e zgjidhjes, sepse kjo është shumë e rëndësishme në rrugën për në BE.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›