Zgjedhjet presidenciale në Francë, sondazhet lënë në klasë Sarkozy

Sondazhe jo pozitive vijnë në drejtim të Nicolas Sarkozy për zgjedhjet presidenciale.Sarkozy humbi sërish terren në përqindjen e votimit për zgjedhjet presidenciale të programuara për më 22 prill raundi i parë dhe për në 6 maj raundi i dytë.
Numri një i Eliseos ka marrë 26% , ndërsa kandidati socialist François Hollande, i cili mban kreun me 29%, sipas një sondazhi të OpinionWay-Fiducial për Radio Classique dhe Les Echos i publikuar sot.
Sipas këtij sondazhi të zhvilluar nga 5-7 mars, Marine Le Pen, renditet e treta me 17% dhe më pas Jean-Luc Melenchon me 8%, ndërsa Eva Joly me 3%.