Piloti i Ferrarit, ndahet nga gruaja
Mesa duket, jeta në çift nuk ka rezultuar aq e suksesshme sa në pistë. Bëhet fjalë për çiftin Fernando Alonso dhe Raquel del Rosario, të cilët kanë njoftuar divorcin e tyre.
Piloti i Ferrarit dhe këngëtarja spanjolle, kanë njoftuar ndarjen e tyre pas 5 vitesh martesë, në një deklaratë të përbashkët.
Është një vendim shumë i arsyetuar, i marrë me anë të një marrëveshjeje të përbashkët, thuhet më tej në deklaratën e çiftit.