E Diel, 1 Nëntor 2026

Lesi padi Nanos për kërcënim me vdekje

Lesi pretendon se ka marrë mesazhe kërcënuese nga Fatos Nano.

Lesi i ka dërguar edhe një letër Ministrit të Brendshëm, Presidentit dhe Kryeministrit, ku u shpjegon problemin. Lesi thotë se Nano është acaruar për shkak se ka marrë vesh që Lesi po lobon kundër kandidaturës së tij për president, duke shtuar se ka zero shanse që të fitojë një post të tillë. Megjithatë i shqetësuar nga kërcënimet e Nanos, Lesi i është përgjigjur ashpër Nanos.

“Unë nuk dua të shkel ligjin pasi paguhem të zbatoj ligjin, dhe nuk mendoj kurrsesi t’i them personit në fjalë ato që zakonisht thonë në Veri se, “po cenove familjen apo t’u bësh keq, siç bën mafia, atëherë ka vetëm një zgjidhje” plumbin në lule të ballit në mes të Tiranës”, shkruan Lesi në letrën e tij, cituar nga “Panorama”.

“Unë jam njeri i ligjit dhe respektoj vetëm atë dhe Kushtetutën, ndaj merrni masat, pasi kërcënimi është konkret, me regjistrim që nuk ka Zot ta fshijë dhe po nga një person konkret që nuk është trim, por ka ‘trima’ pas vetes dhe në Angli,” shkruan zëvendësministri i Kulturës, Lesi, që po kryen një specializim në Britaninë e Madhe. /Start/

                                                                                             2011-12-21 11:47
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›