Ambasadorja e Polonisë: Motivet pse firmosëm të parët protokollin për Shqipërinë
Flet përfaqësuesja diplomatike e Varshavës në Tiranë, dr. Irena Tatarzynska. Ambasadorja thotë se Shqipëria do të jetë më e sigurt dhe e stabilizuar
Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga zhvillimi i Samitit të Strasburg-Këlnit, ku Shqipëria pritet të realizojë ëndrrën e saj për të qenë pjesë e Aleancës Euroatlantike, ata që po i gëzohen më shumë janë shtetasit e vendeve që gjatë Luftës së Ftohtë ishin nën regjimin komunist. Një ndjesi të tillë e tregon në një intervistë dhënë për gazetën “Albania”, ambasadorja e Polonisë në Tiranë, dr. Irena Tatarzynska. Vendi i saj u integrua në NATO 10 vjet më parë, pikërisht me rastin e 50-vjetorit të krijimit të Aleancës. Po ashtu, Polonia ishte në grupin e vendeve të para nga blloku komunist që u bë pjesë e strukturës ushtarake euroatlantike. Ajo tregon për eksperiencat e vendit të saj, realizimin e reformave dhe kostot që ka një proces i tillë integrimi. Varshava dikur ishte kryeqyteti i bllokut komunist ku u vendos krijimi i Traktatit, sot ajo është pjesë e Aleancës ushtarake perëndimore. “Për ne ishte një rikthim”, - tregon ambasadorja polake në Tiranë. “Polonia ishte ndër vendet e para që ratifikoi Protokollin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO”, - thotë Tatarzynska, e cila e interpreton një veprim të tillë si shenjë solidariteti dhe i kupton ëndrrat e popujve që duan të rikthehen në familjen europiane.
Zonja ambasadore, nëse do të pyesësh sot qytetarët europianë se ç’do të thotë të jesh anëtar i NATO-s, cila do të ishte përgjigjja e tyre?
Nëse do të pyesësh qytetarët europianë në lidhje me këtë çështje, fillimisht ata do të thonin se kjo kupton sigurinë. Por, nuk është vetëm kjo. Anëtarësimi në NATO nuk është thjesht për të qenë pjesëtar i një aleance ushtarake. NATO është një ndryshim. Duke qenë e tillë, pra një ndryshim, kjo nuk do të thotë se je pjesë e një aleance ushtarake, por është një aleancë politike dhe një faktor stabilizimi. Të qenit në Aleancë nuk do të thotë se kjo është e përqendruar thjesht në ruajtjen e kufijve. Ju po e shihni se si NATO ju nxit për t’u integruar gjithashtu në Europë. Në anën tjetër, ajo luan një rol për të ruajtur stabilitetin e vendeve që nuk kanë siguri. Polonia është shumë aktive në këtë drejtim. Kjo është edhe pjesë e përgjegjësisë që ka vendi si pjesë anëtare e klubit. Ju duhet gjithashtu që të jeni edhe prodhues të sigurisë jo vetëm në rajon, por edhe në Europë dhe mbarë botën. Kjo është vetëm njëra anë.
Çështja e dytë është se ky është një proces ndryshimi që ka nisur dhjetë vjet më parë, që kur Polonia u bë vend anëtar në vitin 1999. Në atë kohë, anëtarësimi i Polonisë në NATO dukej si një ëndërr. Kishte shumë vende që ishin kundër pranimit të vendit tonë në Aleancë. Ato vende kërkonin garanci për stabilitet më të madh; ata kërkonin një vend të modernizuar dhe që të merrte masa drastike për arritjen e standardeve demokratike perëndimore. Kjo kuptonte që qytetarëve polakë t’u garantohej një jetë më e mirë nga qeveria e tyre.
Tashmë Polonia është brenda familjes së vendeve anëtare. Realisht, a ia vlen për të paguar kostot që kërkon qenia vend anëtar në NATO?
Unë këmbëngul që këto kosto duhet të paguhen. NATO nuk është jashtë nesh, por ne duhet të paguajmë pasi do të jemi më të sigurt dhe do të kemi shumë gjëra të tjera që do të përfitojmë. Ne jemi në NATO dhe ne paguajmë sipas një përqindjeje të caktuar në buxhet. Këto para shpenzohen për ne, për sigurinë tonë.
Shqipëria pritet të marrë ftesën e anëtarësimit në NATO në Samitin e Strasburg-Kelnit më 2-4 prill të këtij viti. Cili është mesazhi juaj?
Anëtarësimi në NATO kupton edhe reforma dhe jo vetëm reforma në fushën e ushtrisë, por reforma tërësore, kudo, në të gjithë sektorët; në fushat ekonomike dhe politike.
Ne jemi shumë të lumtur që Shqipëria është duke bërë reforma në fushat ushtarake, por edhe politike, ekonomike. Ne jemi shumë të lumtur se Shqipëria dhe Kroacia kanë marrë ftesën për të qenë anëtare të NATO-s në Samitin e Strasburg-Këlnit. Ne, realisht, e çmojmë kontributin e Shqipërisë në shumë misione paqeruajtëse të NATO-s, ndonëse është një vend i vogël dhe ka një buxhet të kufizuar. Kjo është diçka e jashtëzakonshme. Ne shpresojmë se zgjerimi i NATO-s tani, në këto momente me Shqipërinë dhe Kroacinë, do të jetë një tjetër hap në vazhdim të zgjerimit të sigurisë dhe stabilitetit të sistemit. Sepse filozofia jonë është që dyert janë të hapura për çdo vend që është gati të realizojë plotësisht detyrimet dhe angazhimet. Përsa i përket Shqipërisë, ne jemi shumë të lumtur se ka pasur një mbështetje të jashtëzakonshme jo vetëm nga qeveria, por edhe nga populli shqiptar. Dhe qeveria shqiptare është zgjedhje e çdo shtetasi të këtij vendi. Kur flasim që qeveria polake jep një shumë të caktuar për NATO-n, kjo kërkon mbështetje të plotë nga qytetarët. Dhe kjo është shumë e rëndësishme edhe për Shqipërinë, pasi do të jetë më e sigurt dhe më e stabilizuar në rajon.
Si ka ndikuar dhe si u reflektua integrimi i vendit tuaj në NATO tek udhëheqja polake?
Anëtarësimi i plotë i Polonisë në NATO u bë pasi i realizuam plotësisht kushtet e vendit kandidat. Ajo ishte ëndrra e qytetarëve polakë; sepse polakët kanë qenë gjithmonë pjesë e Europës, pjesë e qytetërimit europian dhe vetëm për një ndarje artificiale gjatë regjimi komunist ata u ndanë nga Europa e qytetëruar. Dhe ky anëtarësim na riktheu në vendin ky ishim. Unë nuk mund të shprehem për ndjesinë e kësaj zgjedhjeje, pasi standardet e demokracisë janë pjesë e qytetërimit perëndimor dhe ne kemi qenë pjesë e tij. Qeveria dhe të gjitha qeveritë polake kanë respektuar vullnetin e qytetarëve polakë.
Zonja ambasadore, a ka pasur ndonjë kundërshtim nga përfaqësuesit e partive politike në lidhje me anëtarësimin e Shqipërisë në NATO? Si ka qenë mbështetja e vendit tuaj në lidhje me ratifikimin e protokollit të anëtarësimit?
Parlamenti polak ka qenë ndër të parët që ka ratifikuar Protokollin e Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Nuk më kujtohet nëse kemi qenë të dytët apo të tretët. Dhe vendimi i marrë nga parlamenti për këtë çështje është dhënë në mënyrë unanime. Dhe kjo tregon se niveli i mbështetjes së qytetarëve dhe politikës polake është pjesë e shpirtit të solidaritetit, sepse ne i kuptojmë ëndrrat e çdo populli dhe vendi për t’u anëtarësuar, për t’u ribashkuar në familjen europiane.
Përgatiti: Albert Gjoka
16 Mars 2009