E Diel, 1 Nëntor 2026

Bie shitja e makinave të reja në Europë me 18,3 për qind



Në muajin shkurt është vënë re një ulje me 18,3 për qind e shitjes së veturave të reja në Europë, një rënie e lehtë nga arritja e shkëlqyer gjermane e stimuluar nga shpërblimet, bëri të ditur Shoqëria e Ndërtuesve të Automobilave Europianë (ACEA). Me përjashtim të Luksemburgut dhe Polonisë, të gjitha vendet europiane ia vënë fajin krizës ekonomike për frenimin e shitjes së makinave. Franca është përballur me një ulje të lehtë të regjistrimeve të makinave me 13,2 për qind në muajin shkurt. Në Spanjë shitja e makinave është ulur me 48,8 për qind, në Itali me 24,4 për qind dhe në Britani me 21,9 për qind. Në muajin janar, shitjet e makinave të reja në Europë ranë me 27 për qind ku u numëruan rreth 958.517 makina të shitura, arritja më e ulët që prej 10 vitesh. Në muajin shkurt janë regjistruar rreth 968.159 vetura të reja. Në dy muajt e parë të vitit, tregu europian i makinave është ulur me 22,6 për qind në raport me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

16 Mars 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›