Dita e Verës, festime në të gjitha qytetet e vendit
Rrugët të mbushura me simbolet pagane dhe gatimet tradicionale. Simbolika dhe ritet që kryhen me rastin e kësaj feste pagane
Emanuela Sako
Për festën pagane të Ditës së Verës kryeqyteti ka nisur festimet që në mëngjes, ndërsa në Elbasan festa filloi dy ditë më parë, për të vazhduar edhe gjatë ditës së djeshme. Festa e Ditës së Verës simbolizon ardhjen e ditëve të ngrohta dhe çeljen e luleve. Festimet janë shoqëruar me ceremoni të shumta festive në të dyja qytetet, ku nuk kanë munguar dhe përshëndetjet e politikanëve të ndryshëm. Në kryeqytet njerëzit janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” për të dëgjuar bandën frymore, e cila ka filluar rrugëtimin nga Bashkia drejt bulevardit “Dëshmorët e kombit”. Ndërkaq, nëpër rrugët e kryeqytetit janë përgatitur vende të posaçme ku janë ekspozuar gatime tradicionale të zonës së Tiranës. Në parkun “Rinia” Bashkia ka instaluar një sistem karaoke, ndërkohë që një risi në këto festime është projekti “Pasarela”, që organizohet nga Shoqata e Stilistëve Profesionistë, me koleksione të studentëve të modës. Piku i festimeve ka qenë zona e ish-Bllokut, ku në orët e mbrëmjes u zhvillua aktiviteti “Rock the Block”, ku performuan grupe muzikore të ardhura nga Holanda, Danimarka, dhe Republika Çeke në bashkëpunim edhe me grupe rinore alternative shqiptare.
Vendi i festës
Festimet për Ditën e Verës nisën që mbrëmjen e së premtes në qytetin e Elbasanit dhe të Peqinit, të cilët mbahen si vendet ku lindi kjo festë. Mijëra njerëz mbushën sheshin e qytetit të Elbasanit për të ndjekur një koncert që shënoi edhe fillimin e festimeve të Ditë së Verës. Paralelisht, në një tjetër qytet të Shqipërisë së Mesme, ku festa është po aq e lashtë, në Peqin, është festuar me të njëjtin ritëm. Në Peqin ceremonitë nisën me një panair, ku kuzhinierët ekspozuan gatimet tradicionale. Tradicionale për qytetin e Elbasanit është ballokumja, në Peqin është një enë prej balte e mbushur me kripë, brenda së cilës piqet pula në vatrën e oxhakut.
Simbolika
Dita e Verës është një festë pagane që simbolizon ardhjen e stinës së ngrohtë dhe po festohet për të pestin vit radhazi në kryeqytet dhe në rrethet e tjera të vendit. Simbolike për këtë festë janë gatimi i ëmbëlsirave dhe kryesisht ballokumeve. Nga ana tjetër, lulet janë një dhuratë mjaft e bukur që mund t’u bëhet dhuratë njerëzve më të dashur. Ndërsa fëmijët dhe të rinjtë vendosin verore shumëngjyrëshe nëpër duar. Një tjetër rit i kësaj feste është krijimi i tymit të zjarrit, ku një grup fëmijësh mblidhen për të bërë tym rreth një zjarri të vogël.
Kryeministri Berisha uron qytetarët për Ditën e Verës
Kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka uruar qytetarët e Elbasanit dhe të të gjithë vendit për Ditën e Verës. Nga qyteti simbol i kësaj dite, Elbasani, Berisha ka deklaruar se do të bëjë çmos për të frenuar krizën ekonomike. Ai ka qenë i pranishëm në panairin e përvitshëm “Dita e Verës 2009”, ku u premtoi elbasanasve ndërtimin e rrugës së re fushore Elbasan- Tiranë dhe ndërtimin e parkut të gjelbër të qytetit. Gjatë qëndrimit kreu i qeverisë sërish akuzoi kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, se po nuk dorëzon projektin e kryeqytetit.
Kukës, Dita e Verës festohet mes borës
Dita e Verës në qytetin e Kukësit është festuar në mënyrë paksa të veçantë për shkak të borës, që prej kohësh ka zënë vend në këtë qytet. Edhe pse zonat mbi 1000 metra mbi nivelin e detit janë ende të mbuluara nga dëbora, apo fshatra si ato të komunës së Arrnit janë ende të izoluara nga dëbora në rrethin e Kukësit, festimet e ditës së verës kanë nisur që natën e kaluar me ndezjen e zjarreve që simbolizojnë mbarimin e dimrit..
Mirë se vjen pranverë me Vodafone!
Në një nga festimet më të bukura shqiptare të vitit, Vodafone nuk mund të mos ishte pjesë e tij, duke dhuruar momente të veçanta kënaqësie dhe argëtimi për qytetarët e Tiranës. Më 14 mars, Vodafone Albania mirëpriti Ditën e Verës, me një shfaqje spektakolare, organizuar në qendër të qytetit, në urën e madhe të bulevardit ”Dëshmorët e kombit”, ku këngëtarët më të njohur shqiptarë të momentit entuziazmuan turmën duke iu rikujtuar emocionet e verës! Tradita e festimit të ditës së verës me njerëzit më të dashur në rrugët e Tiranës, duke ofruar dhurata të thjeshta, por të përzgjedhura të afërmve, është një nga gjërat që e bën këtë ditë më të bukur. Dhe çfarë mund të jetë më e përzgjedhur për të afërmit tanë sesa planet e reja tarifore, të përshtatura më së miri komunikimit, ashtu sikundër dhe idetë e veçanta që mund të gjenden pranë dyqaneve Vodafone. Festimi i ditës së verës çdo vit, është kthyer në një festim të dashur për të gjithë ne, dhe Vodafone Albania me përkushtimin ndaj klientëve dhe mbështetjen ndaj artit, i ofroi kryeqytetasve një koncert special që do te kujtohet gjatë. Me një skenë të dizenjuar nën tapetin e kuq, dhe me qindra flutura shumëngjyrëshe që lidhnin 2 pjesët e urës së madhe, Vodafone Albania mirëpriti këngëtaret me të njohur shqiptarë. Asgjë nuk mund të ishte më e bukur dhe tërheqëse se sa mënyra e veçantë që Vodafone Albania mendoi të festonte Ditën e Verës, me qytetarët e Tiranës!
16 Mars 2009