Forcimi artificial i Topallit, objekt konflikti në PD
Deputetët ankohen për “dorën e hekurt” të nënkryetares. Biberaj: “Topalli kërkon karrigen e kryetarit të PD-së”
Zërat kundër nënkryetares së PD-së, Jozefina Topalli, kanë ekzistuar gjithmonë brenda Grupit Parlamentar të PD-së, por kohët e fundit kanë filluar të shtohen, madje edhe të dalin publikisht. Tre muaj para zgjedhjeve elektorale, numri dy i selisë blu ka ndërmarrë një sërë lëvizjesh të nëndheshme për të forcuar pozitat e saj në parti, për ta kontrolluar atë. Madje ajo ka mbledhur pranë vetes një grup njerëzish që konsiderohen si besnikët e saj, ndërkohë që nuk lë rast pa sulmuar “armiqtë” ose ata që i bëjnë hije. Këtë e ka pohuar një nga deputetët e Grupit Parlamentar të PD-së, Aleksandër Biberaj, i cili e quan këtë grupim sekti “Topalli”. Por Biberaj nuk është i vetmi që ka këtë mendim për nënkryetaren e PD-së. Edhe deputetë të tjerë të Grupit Parlamentar të PD-së ankohen për “dorën e hekurt” të drejtimit të partisë dhe Kuvendit nga Topalli. Nën zë ata shprehen se Topalli nuk i përket linjës së moderuar të PD-së dhe në rast se përplasesh në ndonjë moment me të, ajo është gati të krijojë konflikte deri në atë pikë sa të të heqë nga lista e deputetëve.
Ankesat
Deputetë të Partisë Demokratike bëjnë të ditur për gazetën se kohët e fundit Topalli ka nisur një tur takimesh në rrethe të vendit në rolin e kryetares së Kuvendit. Por, sipas tyre, qëllimi i takimeve është të marrë informacion dhe të kontrollojë të gjitha degët e partisë në rrethe. Sipas burimeve, Topalli kërkon të ndikojë sa më shumë në emërimin në postet e kryetarëve të degëve njerëz të saj të besuar në mënyrë që të rrisë sa më shumë mbështetjen në rast të një kandidimi të pritshëm të saj për postin e kryetarit të PD-së, në rast se PD-ja humb zgjedhjet e 28 qershorit. Këtë e ka pohuar publikisht dhe një ndër deputetët e vjetër të PD-së, Aleksandër Biberaj.
“Ky sekt, që përfaqëson një pakicë në PD, ka si qëllim kryesor pushtetin absolut dhe pasurimin nëpërmjet tij. Për të realizuar qëllimet e veta, ky ‘sekt’ jo vetëm që po keqpërdor dhe abuzon me pushtetin, por po përdor edhe çdo mjet tjetër jodemokratik, joinstitucional, me qëllim likuidimin apo goditjen e çdo personi që nuk është anëtar apo shërbëtor i ‘sektit’. Tani që jemi në fushatën e zgjedhjeve të reja në PD, ‘sekti’ po përpiqet që të privatizojë partinë, duke synuar të vendosë ithtarët e vet gjithandej, gjë që do të përpiqet ta bëjë edhe me listën e deputetëve për zgjedhjet e 28 qershorit. Nëse fiton PD-ja, do të synohet qeverisja e vendit, çfarë nënkupton vazhdimin e shfrytëzimit të pushtetit për interesat e tyre; nëse PD-ja humbet zgjedhjet, ata nuk e kanë për gjë që të fajësojnë dhe të bëjnë përgjegjës për humbjen lidershipin e PD-së dhe pastaj të përpiqen që të marrin në tavolinë lidershipin e PD-së”, - është shprehur Biberaj.
Konfliktet
Konflikti i Jozefina Topallit me deputetin Biberaj nuk është as i pari, as i fundit. Më parë, për shkak të konfliktit me të, u përjashtua nga Grupi Parlamentar i PD-së deputeti Gilman Bakalli. Ndërkohë që për shkak të përplasjes me Topallin, u përça Partia Demokristiane dhe kryetari i saj Nard Ndoka u shkarkua nga posti i ministrit të Shëndetësisë. Nënkryetarja e PD-së, përveç përplasjeve brenda Grupit Parlamentar të PD-së, ka qenë nismëtare e shumë përplasjeve institucionale. Ajo ndërmori sulmin kundër institucionit të Presidentit të Republikës në rastin e dekreteve për emërimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë. Ajo gjithashtu nuk ka hezituar në asnjë moment që të sulmojë kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Fehmi Abdiun, si dhe prokuroren e Përgjithshëm Ina Ramën. Së fundi, Topalli ishte ajo që shkarkoi nga posti i zëvendëspresidentit të Asamblesë Parlamentare të KE-së, deputetin Aleksandër Biberaj. Të gjithë deputetët e PD-së e dinë aftësinë e Topallit për të shkarkuar apo përjashtuar, ndaj maten gjatë para se të flasin publikisht për të, megjithëse “off-record” ankesat lexohen qartë.
16 Mars 2009