Ambasadorja e Polonise takime intensive me politikanet shqiptare
Ambasadorja polake ne Shqiperi Irena Tatarzinska e shoqeruar nga ambasadori i Komisionit Europian Etore Sekui zhvilluan dje nje tur vizitash me drejtues te larte politike ne Shqiperi ne kuader te marrjes te Presidences se Bashkimit Europian nga Polonia ne fillimin e ketij muaji. Keshtu Tatarzinska e shoqeruar nga Sekui zhvilloi nje takim ne Presidencen ku i perseriti kreut te shtetit Bamir Topi se Polonia mbeshteste integrimin e Shqiperise drejt Bashkimit Europian dhe do te jepte te gjithe ndihmesen e saj qe ky objektiv te realizohej. Nga ana e tij Presidenti Topi deklaroi se objektivi i Shqiperise eshte pershpejtimi i procesit te integrimit te plote ne BE me shprese se kete vit do te arrihet te merret statusi i vendit kandidat pasi te jene plotesuar kriteret dhe te jete tejkaluar kriza e sterzgjatur politike. Me pas dyshja e ambasadoreve zhvilloi nje takim me ministrin e Jashtem Edmond Haxhinasto ku u dorezuan edhe prioritetet e presidences polake. Ne kete kuader ministri i Jashtem Haxhinasto theksoi se Shqiperia kishte te gjitha mundesite te plotesonte 12 kriteret e BE-se gjate ketij viti. Pasditen e djeshme Irena Tatarzinska dhe Etore Sekui zhvilluan nje takim edhe me kryeparlamentaren e Kuvendit Jozefina Topalli.