E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD merr drejtimin ne keshillin bashkiak

Ura-Vajgurore

Pas Bashkise se Beratit dhe asaj te Kucoves dje eshte bere konstituimi i Keshillit Bashkiak te Ures Vajgurore. Ne mbledhjen e pare eshte zgjedhur kryetari i ri i keshillit bashkiak Ibrahim Sado nga koalicioni i Aleances per Qytetarin. Ky keshill bashkiak numeron 10 anetare te koalicionit Aleanca per te Ardhmen dhe 7 anetare nga Aleanca per Qytetarin. Zgjedhja e Sados ne krye te keshillit bashkiak ben qe drejtimin e ketij keshilli ne kete bashki ta fitoje e djathta nderkohe qe ne krye te Bashkise se Ures Vajgurore ne zgjedhjet e 8 majit u zgjodh Syrja Ormenaj nga Partia Socialiste. Per kete bashki Ormenaj u perball me kandidatin Thoma Rumnici duke fituar me rreth 300 vota diference.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›