E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediat izraelite Berisha eshte ftuar ne Ramallah nga Mahmud Abaz

Izraeli dhe Palestina lufte diplomatike per voten e Shqiperise ne OKB

Shqiperia ka fituar nje pozite te favorshme ne kuader te luftes se ashper diplomatike qe po zhvillohet mes Izraelit dhe Palestines per sa i perket votes qe qeveria shqiptare do te jape ne shtator ne Asamblene e Pergjithshme te Organizates se Kombeve te Bashkuara per pjesemarrjen ose jo te ketij shteti ne kete organizem te rendesishem nderkombetar. Gazeta me e vjeter izraelite Haaretz ne versionin e saj nderkombetar diten e djeshme botoi nje artikull per sa u perket perpjekjeve te diplomacise palestineze per te bindur sa me shume shtete ne menyre qe ne shtator Palestina te njihet si vend anetare i OKB-se. Mes te tjerave artikulli flet edhe per viziten e ministrit te Jashtem te Izraelit Avigdor Lieberman ne Shqiperi pak dite me pare dhe reaksionin qe ka shkaktuar kjo vizite te pala izraelite. Keshtu gazeta prestigjioze Haaretz thekson se pak ore pasi kryediplomati izraelit la Shqiperine Kryeministri shqiptar Sali Berisha mori nje ftese personale nga Mahmud Abazi Presidenti i Autoritetit Palestinez i cili e ftonte kreun e qeverise sone per nje vizite ne Ramallah. Sipas medias izraelite nga kjo vizite kerkohet mbeshtetja e Shqiperise per njohjen e Palestines ne OKB nisur nga fakti se vendi yne e ka njohur krijimin e ketij shteti ne vitin 1988. Shqiperia nje shtet i vogel mysliman u vizitua pas 17 vitesh nga nje minister i Jashtem izraelit dhe pikerisht nga Avigdor Liebermani javen e shkuar. Pak ore pasi Liebermani la Tiranen ambasadori palestinez i dorezoi Kryeministrit te Shqiperise nje mesazh personal te Mahmud Abazit ku ai ftohej per nje vizite ne Ramallah theksohet ne artikull duke u cituar burime nga Ministria e Jashtme izraelite. Nga ana tjeter zyra e shtypit te Kryeministrit Berisha nuk e konfirmon ende nje vizite te tille dhe pritet qe ne muajt e ardhshem te zbulohet nese Berisha do ta ndermarre apo jo kete hap. Vizita e ministrit te Jashtem te Izraelit u shoqerua me protesta te disa qytetareve te cilet kerkuan qe Shqiperia te mos pranonte oferten izraelite per sa i perket mosmiratimit te anetaresimit te Palestines ne OKB. Po keshtu ne muajin shtator pritet te kuptohet perfundimisht se cili do te jete qendrimi i Shqiperise ne kete ceshtje te rendesishme ku eshte angazhuar e gjithe diplomacia boterore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›