E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontroll higjene në restorantet e Tiranës, mish me baktere në 3 subjekte

Tiranë- Drejtoria e Shëndetit Publik ka ushtruar një sërë kontrollesh në disa restorante të Tiranës dhe ka konstatuar se në tre prej tyre mishi ka patur ngarkesa të larta bakteriale.

Sipas drejtorit të Drejtorisë së Shëndetit Publik, Mëhill Gecaj, restorantet ndodhen në zonën e Saukut, janë tepër luksoze dhe frekuentohen nga shumë persona, ndërsa si masë paraprake këto subjekte janë gjobitur me 50 mijë lekë.

“Ka patur raste edhe në subjekte që janë të kontrolluar nga ana jone kanë dalë me ngarkesa bakteriale edhe restorante të ndryshme, për të cilat është marrë vendimi me gjobë dhe masë administrative siç e parashikon ligji. Garantojmë qytetarët se inspektimi do të vazhdojë në të gjithë subjektet dhe njësitë e ndryshme tregtare, në mënyrë që ky sezon turistik të jetë i qetë dhe pa probleme deri në përfundimin e tij”,- tha ai.

Më tej Gecaj ka sqaruar se kontrolle ka patur edhe në subjkete të tjera që tregtojë ushqime dhe shumë prej tyre kanë patur probleme me dokumentacionin.

“Kontrolluar ka konsistuar në disa pika. Në lidhje me kushtet higjieno-sanitare të subjekteve ku punohetë , në lidhje me pajisjen e punonjësve me libreza shëndetësore me marrjen e monstrave për analizime laboratike. Organet e inspektoriatit sanitar kanë bërë edhe kontrolle të tjera në lokale në Tiranës, në bashkinë Vorë dhe Kamëz. Brenda kësaj periudhe janë kontrolluar 454 objekte nga të cilat vetëm rikontroll është bërë në 159 prej tyre. Janë lënë 128 procesverbale me detyra dhe afate kohore të përcaktuara siç parashikon ligji për inspektoriatin sanitar dhe ligjin për shëndetin publik”,- vijoi Gecaj.

Ai ka thënë se kontrollet do të jenë të vazhdueshme, dhe subjektet që janë gjobitur dhe nuk marrin masa për të përmirësuar kushtet higjeno- sanitare, mund edhe tu mbyllet aktiviteti.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›