E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasadorja gjermane: Të nisë puna për kodin zgjedhor, duhen reforma

KORCE-Ambasadorja gjermane në Shqipëri Carola Müller-Holtkemper vlereson se Shqiperise i duhet nje Kod i Ri Zgjedhor ndersa u ka bërë sot thirrje palëve në politikën shqiptare të bashkohen dhe të gjejnë konsesusin për reformat që duhen realizuar në vendin tonë.
Ambasadorja e beri komentin politik per mediat nga Korca ku ndodhet e ftuar për Festën e Birrës.
Duke kërkuar që Shqipëria të ecë para me reformat, Holtkemper u pyet dhe për vlerësimin e zgjedhjeve lokale të 8 Majit. Ambasadorja u shpreh se ende nuk ka ende në duar asnjë raport të OSBE për zgjedhjet lokale shqiptare.
“Akoma nuk kemi raportin e OSBE-së, ndaj për mua është e vështirë që të konstatoj vullnetin e zgjedhësve shqiptarë. Është kaluar nga numri i plotë, në një të pjesshëm, dhe më tej ka ardhur një rinumërim i votave".
Ambasadorja theksoi se shqiptareve u duhet nje Kod i Ri Zgjedhor, por per kete duhet bashkepunim nga ana e politikes. "Ka qenë e vështirë të kuptohet ky vullnet i zgjedhesve përfundimisht, prandaj aq më shumë është e nevojshme të kemi një Kod të Ri. Apeli është ai që përsëritet në formën e ripërsëritur, të gurit të mullirit që bluan, për të gjetur konsensus për reforma të cilat do të shtynin përpara përparimin e Shqipërisë në drejtimin e duhur”, u shpreh ajo.

Ndërkohë, e pyetur se sa larg është Shqipëria nga Bashkimi Evropian, pas këtyre zgjedhjeve, ambasadorja i është përgjigjur se distanca gjeografike nuk ka ndryshuar.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›