Shqiperi mbi 6 mije refugjate kerkojne qendrim

Asnjë shtetas i huaj nuk ka përdorur territorin shqiptar për të kaluar në shtete të tjera.
Forcimi i kontrollit në të gjithë pikat e kalimit kufitar e ka bërë të pamundur që shtetas të huaj, kryesisht nga vendet e lindjes, të gjejnë hapësira për të kaluar në perendim.
Janë mbi 6200 shtetas të huaj të pajisur me leje qendrimi në Shqipëri dhe i gjithë informacioni për ta që nga dita e hyrje është pjesë e Databazës së regjistrit elektronik për shtetasit e huaj.
Drejtori i Migracionit dhe të Huajve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Nikoll Ndoci, në një intervistë për “AS”, tha se ata që nuk plotesojnë kriteret, u refuzohet hyrja në territorin shqipëtar
Nikoll Ndoci,thotë se janë 187 raste të refuzimit kryesisht shtetas nga Turqia e katër raste nga shtetas të Bashkimit Europian dhe kryesisht janë refuzuatr për mungesë dokumentacioni të anës financiare dhe arsyetimit të vizitës së tyre.
Ndoci thotë se çdo lëvizje e tyre është nën monitorimin e policisë.
Shtetet evropiane përfshirë dhe SHBA, përbëjnë edhe numurin me të madh të shtetasve të huaj, të paisur me leje qendrimi në territorin shqiptar.
Pjesa me e madhe e tyre janë të punësuar në Shqipëri, të tjerët kanë bërë bashkim familjar dhe një numur jo i vogël është i angazhuar në aktivitete fetar.
Denada Shkodrani