Minatorët e Bulqizës 10 ditë grevë urie, ACR pranon ftesën për dialog
BULQIZE- 14 minatorët e Bulqizës kanë hyrë sot në ditën e 10-të të grevës së urisë 1400 metra nën tokë, ndërkohë që gjendja e tyre rëndohet dita ditës, ndërsa ende asnjë zgjidhje konkrete nuk është propozuar nga ACR edhe pas takimeve që ka pasur me ta. Tre minatorë paraqesin sot gjendje më të rënduar se të tjerët.
Njëri prej minatorëve në thellësinë e minierës e shikon situatën kështu, “Gjendja është mjaft e rënduar sepse minatorët kanë pasur edhe sëmundje të tjera. Këtu brenda në galeri këto sëmundje përparojnë më shumë. Në rast të mos realizimit të kërkesave tona ne do ta përmbysim minierën. Firma po tallet me ne, tallja e tyre e shton më shumë revoltë tonë”, thotë me gjysmë zëri Baki Bajraktari.
Ditën e djeshme dy minatorë në gjendje të rëndë kanë ndërprerë grevën dhe janë dërguar menjëherë në spitalin e këtij qyteti. Minatori Liman Isufi, i pari që ka lënë dje grevën ka pasur e probleme me shëndetin për shkak të sëmundjes së diabetit, zemrës dhe problemeve të rënda me shikimin. Aktualisht ndodhet në spital me aparat oksigjeni dhe në gjendje kritike për jetën. Ndërsa pasditen e djeshme minatori Gentian Ndreu 29 vjec doli nga galeritë e minierës së Bulqizës për të njëjtat shkaqe. Ata vazhdojnë të kurohen prane spitalit të Bulqizës, ndërkohë që deklarojnë se do kthehen në grevë sapo të bëhen më mirë.
Ndërkaq gjatë mbrëmjes së djeshme Kryebashkiaku i Bulqizës, Roland Keta ka zhvilluar një takim me kreun e konfederatës së sindikatave Kole Nikolla dhe me pas është takuar edhe me minatorët grevistë. Pas këtyre takimeve ai ka deklaruar se do ulë në tavolinë minatorët dhe përfaqësuesit e “ACR”. Kryebashkiaku Keta ka deklaruar se disa nga pikat e kërkesave të minatorëve janë të zgjidhshme. Po ashtu ai ka thënë se do të negociohen edhe kërkesa të tjera të minatorëve.
Nikollaj: Presim të dialogojmë me ACR
Kompania ACR ka pranuar ftesën për dialog me minatorët, e cila është bërë mbrëmë nga kreu i Bashkisë së Bulqizës. Edhe kreu i konfederatës së minatorëve Kolë Nikollaj është shprehur i gatshëm të dialogojë, madje sipas tij do negociohet edhe kërkesa e minatorëve për rritjen e pagës me 40% dhe largimi i administratorit të Bulqizës.
“Ka 1 muaj që po përpiqemi me të gjitha rrugët për dialog demokratik. Në sajë të luftës vetëmohuese të minatorëve, të cilët po luftojnë me vdekjen prej 10 ditësh, dje ndërhyri kryetari i Bashkisë së Bulqizës për të ndodhur kjo marrëveshje. Presim nga minuta në minutë të ulemi për bisedime me ta, por ACR nuk na ka dhënë afatin përfundimtar. Do negociojmë edhe për pagën me rritje 40% dhe largimi i administratorit të Bulqizës, i cili prej disa ditësh është larguar nga Bulqiza.
(m.a/BalkanWeb)